NEPAL - Mali Everest në foto me cilësi dy miliard piksel, do t’iu kursente një biletë për të udhëtuar deri në majën e lartë.

Fotoja që shikoni është realizuar nga 477 fotografë të cilët kanë bërë një bashkim fotosh duke krijuar këtë mrekulli që ju shikoni. Fotoja është realizuar nga regjisori David Breashears, dhe gjithashtu kryetar i një shoqate jo fitimprurëse ambjentaliste, për të nxjerrë në pah efektin e ndryshimeve klimaterike.

Imazhi është i mrekullueshëm nga ku duket maja më e lartë e Himalajave dhe malet përreth në një mozaik të këndshëm. Me anë të 477 imazheve të bashkuara është krijuar kjo pamje me 2 miliardë piksel nga ku mund të shikohet me imtësi çdo detaj i natyrës, njëlloj sikur të ishit duke ecur vetë atje.

“Është e mrekullueshme e gjithë kjo punë e finalizuar, dhe kur marrim përgëzime nga njerëz të cilët me një “zoom in” arrijnë të vizitojnë Everestin”, - thotë ideatori i kësaj vepre.

Gjithçka ka nisur si një set fotosh, por është konkretizuar në këtë formë të pa imagjinueshme, shprehen realizuesit e këtij projekti, që ka mahnitur edhe ata vetë. Projekti i ardhshëm do të jetë ai i  bashkimit me foto të së kaluarës që njerëzit të arrijnë të shohin edhe shumë vitë më parë se si ka qenë pamja e si është sot në një udhëtim imagjinar.

“Përdorni mousin në 'zoom in' për të vizituar Everestin”
Shënim: Në pajisjet iPhone dhe iPad, nuk mund të lundroni në foto, pasi sistemi i përdorur është në flash.