
Tërmeti preku duke dëmtuar edhe Kryeministrinë. Salla e hartave në selinë e qeverisë pësoi më shumë dëme. Kreu i qeverisë tha se nëse nuk do të ishte ndërhyrë në 2013 kati i parë kati i parë i godinës do të ishte këputur. "Kam marrë një ftohje të lehtë. Kjo godinë që në vitet '80 ka pasur një raport të shkruar dhe ishte e rrezikshme, ka jetuar me këtë rrezikshmëri deri në 2013 kur erdhëm, lexuam dokumentin dhe morëm masat për të forcuar katin e parë. Nëse kati i parë nuk do të ishte forcuar, tërmeti i shtatorit do ta kishte këputur. Tani po bëjmë meremetimin. Kjo godinë nuk do të jetë e rrezikshme për ata që do të vijnë pas meje" tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Kush ndërton pa leje duhet të dënohet shumë fort, kush merr leje dhe e shkel më fort












