Shirat e fortë kanë sjellë sërish probleme në Rrugën e Arbrit. Në segmentin Bulqizë–Qafë Buall ka pasur rrëshqitje të shumta gurësh, ndërsa firma kontraktore po punon për pastrimin e tyre nga rruga.
Situata paraqitet më e ndërlikuar rreth 2 kilometra nga tuneli i Murrizit, në dalje nga krahu i Tiranës. Masivi i skarpatës është çarë dhe ka rrëshqitur drejt rrugës. Betoni anësor e ka mbajtur pa u përhapur në asfalt, por situata mbetet problematike.
Drejtuesit e mjeteve që lëvizin nga Tirana drejt Dibrës këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar në këtë segment, pasi reshjet e shumta dhe ujërat nëntokësore kanë rritur rrezikun e rrëshqitjeve të tjera.
Komente








