TIRANE- Pas shifrave alarmante të xhamive jashtë kontrollit të deklaruara në raportin e SHISH, ka reaguar Komuniteti Mysliman duke theksuar se shumica e 89 xhamive ndodhen në zona të thella të Shqipërisë dhe jo në kryeqytet apo qytetet përreth. “Lidhur me këto shifra të xhamive jashtë kontrollit të deklaruara nga SHISH, theksojmë se ato ndodhen jashtë territorit të kryeqytetit dhe në zona të thella. Në Tiranë ndodhet vetëm një xhami jashtë kontrollit, ndërsa shumica e atyre xhamive që thuhet nga SHISH janë jashtë kontrollit”, pohon një nga përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman.
Pra, KMSH nuk mohon praninë e këtij numri të xhamive jashtë kontrollit. Shifra alarmante në kohën kur dyshohet se në disa prej tyre predikohet pro Shtetit Islamik, është bërë e ditur ditën e mërkurë në Komisonin Parlametar të Sigurisë Kombëtare nga zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ, Ylli Alushi.
Një prej këtyre xhamive është edhe ajo e Unazës së Re në kryeqytet, e cila disa ditë më parë refuzoi të bëhej pjesë e Komunitetit Mysliman. Ish imami i saj ndodhet i izoluar në burg nën akuzën për terrorizëm, ndërsa drejtohet drejtohet nga një tjetër imam të vetëshpallur.
Raporti
Zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ, Ylli Alushi u dorëzoi deputëteve ditën e mërkurë një raport sekret, në të cilin evidentohet se këto objekte kulti pa kontroll janë rrezik potencial ku mund të predikohet terrorizmi. Përfaqësues të Komunitetit Mysliman, të cilët nuk e mohuan vërtetësinë e informacionit që disponon SHISH, sqaruan se ky numër përbën rreth 7 % të xhamive në vend dhe shumica prej tyre janë të mbyllura. Aktualisht SHISH dhe Antiterrori kanë një numër të konsiderueshëm xhamish nën survejim, të cilat frekuentohen nga elementë të radikalizuar dhe paraqesin rrëzikshmëri të lartë shoqërore. Vëmendja e agjentëve mësohet se është e fokusuar në 7 qytete, ku veprimtaria e tyre është më e madhe. Në lupën e SHISH janë dhe organizata bamirësie, të cilat financohen nga individë të dyshimtë nga jashtë vendit.
Fëmijët jetimë në Siri
Ndërkohë, burime nga SHISH bëjnë me dije se 17 fëmijë shqiptarë kanë mbetur jetimë në Siri pas vrasjes së prindërve të tyre gjatë luftimeve si pjesë e organizatave terroriste të ISIS-it. Mësohet se gjatë luftimeve në Siri e Irak nga viti 2012 e deri më tani janë vrarë 14 shtatas shqiptarë. Nga të dhënat e dosjes së SHISH, rezulton se 7 prej këtyre viktimave janë larguar drejt Lindjes së Mesme së bashku me familjet e tyre. Referuar këtyre të dhënave, rezulton se 7 të vrarët kanë lënë pas bashkëshortët dhe 17 fëmijë jetimë. Në mesin e fëmijëve jetimë, 3 prej tyre janë të moshës madhore, ndërsa 14 fëmijët e tjerë janë të mitur. Burimet thonë se bashkëshortët e të vrarëve, nga kontaktet me fmailjarët e tyre në Shqipëri, kanë shprehur dëshirën për t’u kthyer por që nuk i lejojnë për shkak të bllokimit të pasaportave. Gjithashtu, thuhet se fëmijët e rritur janë angazhuar në luftime, ndërsa të miturit gjatë ditës ndjekin mësime fetare.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 Nentor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com