Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, në pranga edhe administratori i Farma Net Albania
Ilaçet e sekuestruara që shiteshin kontrabandë dhe Sokol Topçiu
Në kuadër të vijimit të operacionit “Përfitimi”, ku shiteshin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, është arrestuar edhe një administrator farmacie në Tiranë. Më herët gjatë të njëjtit operacion u arrestuan 6 të tjerë, mes të cilëve 4 pronarë farmacish.
Në pranga përfundoi Sokol Topçiu, 57 vjeç, administratori i Farma Net Albania, i cili në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. 57-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim, ndërsa sot ra në prangat e policisë.
Report Tv mësoi më herët se në këtë rrjet janë përfshirë 12 persona, mes të cilëve tashmë 7 ndodhet pas hekurave, dhe 5 janë ende në kërkim. Në skemën e shitjes së ilaçeve kontrabandë ishin përfshirë 4 farmaci dhe depo farmaceutike që në bashkëpunim me njëra-tjetrën u shisnin qytetarëve ilaçet kontrabandë.
Sokol Topçiu është administratori i Farma Net Albania, që ka rrjet farmacish , prej 100 të tillash në të gjithë vendin. Kjo kompani është themeluar në 2009. Kjo kopani është regjistruar për tregtim të artikujve te ndryshëm, import - eksport, pajisje elektrike dhe elektronike, elektro-shtepiake, duhan, cigare, medikamente farmaceutike, bujqesore dhe blektorale, veshmbathje, lende te para per industrine, materiale ndertimi dhe hidrosanitare, pajisje zyrash dhe kancelari, pjese kembimi auto e makineri te cdo lloji.
Kliko këtu për (Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, në pranga edhe administratori i Farma Net Albania)
Lajmi kryesor:
Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, lihen me 'arrest shtëpie' 6 të arrestuarit! Prangoset edhe administratori i Farma Net Albania, Sokol Topçiu, në kërkim 5 të tjerë
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.1%
-
Jo
72.4%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 2124
Lajme të tjera
-
Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë
18 Prill, 15:03
-
Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri
18 Prill, 12:03
-
Akuzohet se tjetërsoi 7500 m2 tokë, gjykata e Tiranës lë në burg Ymer Markun, ish-kreu i komunës Bërxullë
17 Prill, 15:16
-
Shpërndanin foto dhe video intime në Telegram, arrestohet njëri nga administratorët e grupit ‘Albkings’
17 Prill, 13:49
-
Sarandë, qarkullonte me doza kanabisi dhe thikë në makinë, arrestohet në flagrancë polaku 46-vjeçar
15 Prill, 11:43
-
Mali i Zi arreston ish-kryeprokurorin special
14 Prill, 13:39
-
Në kërkim për shitje dhe prodhim narkotikësh, pranga 45-vjeçarit në Berat
11 Prill, 10:18
-
'Paratë ose të solla shqiptarin', si i kërcënonte bosi britanik borxhlinjtë
10 Prill, 11:33
-
Vinin baste sportive online, 2 në pranga dhe 4 në hetim në Tiranë
10 Prill, 10:42
-
Itali/ Po nisej me tren për në Romë, arrestohet terroristi i ISIS-it
8 Prill, 18:40
-
Durrës, vijon 'Tempulli 2', kapet 20-vjeçari me doza kanabisi me vete
6 Prill, 13:36
-
Elbasan, zbardhen dy vjedhje kioskash, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër (EMRAT)
6 Prill, 13:14