Një 50-vjeçar nga fshati i Drenovës, Korçës ka rënë në prangat e policisë.
Sipas njoftimit zyrtar të bluve i arrestuari në bashkëpunim me një tjetër i cili është shpallur në këkim shiste kanabis në doza.
Si provë materiale u sekuestrua një pako me rreth 104 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, në zbatim të planit të masave të hartuar për vitin 2026, me objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në zonën e Korçës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Drenova”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 50 vjeç, banues në Drenovë, Korçë.
Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pako me rreth 104 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Nga hetimet rezultoi se 50-vjeçari bashkëpunonte me shtetasin K. M., alias A. M., 37 vjeç, banues në Korçë, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Komente










