Shiti bileta udhëtimi false, në
kërkim bashkëshortja e Fortuzit

 Bashkëshortja e ish-futbollistit te njohur të Tiranës, Indrit Fortuzi është shpallur në kërkim nga policia pasi i ka shitur 4 bileta fallco, për në Gjermani, një të riu nga Tirana.  Junida Fortuzi i ka shitur biletat në zyrat e agjencisë së saj turistike “Just Travel”, e cila ndodhet në Hotel Tirana. Nga katër biletat e falsifikuara që i ka shitur qytetarit XH.C. 20 vjeç, Junida Fortuzi ka përfituar 1200 euro. Nderkohe Shqiptarja.com zbulon se numri i qytetareve te mashtruar eshte akoma me i madh. 

Mashtrimi
I riu XH.C kishte blerë më herët një biletë tek agjencia “Just Travel” dhe siç ai shprehet “kishte krijuar besim”. Më pas ai është drejtuar zyrës së Junida Fortuzit për të blerë 4 bileta për në Gjermani. Por në fakt biletat nuk ishin prerë, por thjesht ishte bërë një rezervim paraprak. Në një prononcim për “Shqiptarja.com”, XH.C tregon mënyrën si është mashtruar nga gruaja e ish-futbollistit Indrit Fortuzi. “Pasi kam blerë bletat, kam parë tek faqja e “Facebook” disa komente, ku akuzonin këtë kompani (“Just Travel”) se kishte mashtruar me biletat. Më pas i jam drejtuar një agjencie afër shtëpisë sime dhe më kanë thënë që biletat nuk ishin prerë. Gjithsesi kam shkuar në aeroportin e Rinasit për të pyetur.

Aty më kanë thënë që biletat nuk janë prerë. Menjëherë më pas i jam drejtuar policisë, ku kamë bërë denoncim. Kur kam bërë denoncimin, Policia më ka thënë që Junida Fortuzi kishte dalë jashtë shtetit, ndërkohë që unë biletat i kisha rezervuar që në datën 7 tetor. Para se të bëja denonncimin i kam shkruar mesazh Junida Fortuzit ku i kam kërkuar shpjegim, por ajo nuk më është përgjigjur. Gjithashtu i kam shkuar edhe tek zyra që kishte te Hotel Tirana, por zyra ka qënë e mbyllur prej më shumë se dy javësh”, - thotë XH.C për gazetën. Ai thotë se që prej denoncimit në Polici, nuk ka marrë më informacion.

Sekuestrimi 
Por për bashkëshortet e ish-kryetarit të minibashkisë nr.11 Indrit Fortuzi problemet me agjencinë turistike “Just Travel” nuk kanë të sosur. Qendra Kombëtare e Regjistrimit i ka sekuestruar aksionet e agjencisë turistike për shkak të borxheve.

Policia
Policia e ka shpallur në kërkim Junida Fortuzin që në datën 19 nëntor. Në njoftimin e saj Policia. “Më datë 19.11.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetases J.F, 37 vjec banuese në Tiranë, sepse në ambjentet e Hotel Tiranës, në agjensinë turistike “Just Travel”, ka mashtruar shtetasin Xh. Çe, 20 vjec, banues në Tiranë, duke i shitur 4 bileta udhëtimi të fallcifikuara në shumën prej 1200 Euro. Neni 143 të K.P”, - thuhet në njoftimin e policisë.

Raste të tjera mashtrimi

Pas publikimit të këtij lajmi, qytetarë të tjerë kanë telefonuar në redaksinë e Shqiptarja.com duke dëshmuar se edhe ata janë mashtruar në blerjen e biletave nga kjo agjensi udhëtimi. Ata janë shprehur se do të bëjnë denoncim në polici për të njëjtin rast si shtetasi XH. Ç.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë

Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë