Një kopshtar australian, Humphrey Herington, prej javësh po përpiqej të zbulonte hajdutin që hante fidanët e tij.
Në fillim ai mendoi se do ishin disa dhi të humbura ose ndoshta ndonjë oposum i bezdisshëm, por një ditë, teksa hyri në ambientin e punës gjeti një koala e cila dukej e ngopur sa nuk mund të lëvizte dot, të rrethuar nga pemët e zhveshura të eukaliptit, raporton BBC.
“Ai dukej sikur ishte ngopur dhe dukej shumë i kënaqur me veten”, tha ai.
Stafi po ndërton gardhe rreth fidanëve për t’i ruajtur nga koala e quajtur Claude, që deri më tani i ka shkaktuar kopshtit një dëm prej 3800 dollarësh.
Pemët që Claude ka asgjësuar do të përdoreshin për të rritur habitatet e koalave në rajon duke qenë se është një kafshë e rrezikuar nga zhdukja.
"Nuk kishte në të vërtetë ndonjë shenjë ose gjurmë për të treguar se çfarë mund të ishte. Ishte një mister", tha Herington.
Herington zbuloi ‘hajdutin’ misterioz dhe e mbështolli atë me peshqir dhe e la rreth 300 metra larg kopshtit.
“Por dy ditë më vonë u rikthye dhe vazhdoi vizitat e tij”, tha ai.
Ai gjithashtu tha: “Smund ta besoja që ishte një koala. Isha i tronditur por edhe i habitur. Kam rreth 20 e ca vite këtu dhe kjo nuk ka ndodhur më parë. Vërtet nuk ka ushqim?”.