100 lekë më shumë do të kushtojë bileta e autobusit për udhëtarët që nisen nga Kukësi në drejtim të Tiranës. Nga 400 lekë që ishte më parë bileta e udhëtimit me autobusët e linjës së transportit publik, tashmë do të jetë 500 lekë.
Rritja e çmimit nuk është pritur mirë nga qytetarët kuksianë, sidomos ata që janë gjendje të vështirë ekonomike dhe pensionisët.
I kontaktuar me telefon, kreu i Shoqërisë së Transportit të Udhëtarëve ndërqytetas shprehet se shkak i rritjes së biletës nuk është vënia e tarifës për rrugën e Kombit, por rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës. Sipas tij, çmimi aktual është abuziv ndërsa nga ministria ky çmim është aplikuar me kohë.
Komento
Komente









