Pas reagimit të ish-drejtorëve të burgjeve të shkarkuar se kanë kallëzuar penalisht Ministrin e Drejtësisë teknik dhe Drejtorin e ri të Burgjeve, Arjan Hoxha, institucioni i drejtuar nga Hoxha ka sqaruar arsyet e shkarkimit dhe shkelejve të gjetura nga kontrollit në isntitucionet e drejtuaara nga të shkarkuarit.
Sipas drejtorisë së burgjeve pas një sërë kontrollesh të ushtruara në disa IEVP, janë gjetur shkelje si më poshtë: përdorimi i institucionit për qëllime politike; fikja e kamerave të sigurisë së institucionit për disa ditë, pa asnjë motiv dhe shkak objektiv, duke krijuar bindjen e plotë për sjellje antiligjore brenda ambienteve të institucionit; shndërrimi i IEVP në institucione punësimi fiktiv, ku punonjësit paguhen, edhe pse evidentohet që nuk paraqiten në punë; dhënia e lejeve ndaj të dënuarve në kundërshtim me ligjin dhe procedurat; falsifikimi i librave të hyrje-daljes në institucion; apo moszbatimi i urdhrave të eprorit.
Janë këto shkelje thuhet në reagimin e Drejtorisë së Burgjeve të cilat cuan në shkakrimin e disa drejtoreve duke ushtruar kështu një kompetencë të ministrit të drejtësisë dhe drejtorit të burgjeve për të shkarkuar dhe emëruar stafin në varësi.
Nga 6 drejtorë të shkarkuar tre prej tyre përkatësisht Fatjon Fanaj, Atnor Krakulli e Ahmet Bala në burgun 313 Tiranë, Fier dhe rrogozhinë me anë të një deklarate këtë të martë njoftuan se kishin bërë kallëzim penal për shkarkimin nga detyra.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO