Shkarkimi i Dvoranit, Gjykata e Lartë pa drejtues, 3 gjyqtarët e rinj s’i plotësojnë kriteret

TIRANE-Shkarkimi i Ardian Dvoranit nga KLGJ javën e shkuar fut në ngërç sërish gjykatën e larte e cila prej kësaj të hëne është pa drejtues dhe përfaqësues titullar me institucionet e reja të drejtësisë dhe palët e treta. Dvorani pas shkarkimit të ish kryetarit Xhezair Zaganjori ishte caktuar nga KLGJ si zv.kryetar i gjykatës së lartë, por me shkarkimin e Dvoranit KLGJ nuk u shpreh se kush do e drejtoj gjykatën më të rëndësishme në vend.

ReportTv është interesuar pranë gjykatës së lartë ku rezulton se Dvorani nuk është paraqitur në zyrë por kompetencat e zv.kryetarit aktualisht nuk ushtrohen nga askush dhe pak veprime financiare për mos bllokuar institucionin i kryen kancelari.

Sipas legjislacionit në fuqi ligji 96/2016 për statusin e gjyqtarit për tu emëruar kryetar në gjykatën e lartë duhet së paku të kesh eksperiencë tre vjeçare në këtë gjykatë, por aktualisht as Sokol Sadushi as Ervin Pupe dhe Ilir Panda nuk e kanë këtë eksperiencë. Ata janë gjyqtarë të lartë prej më pak se dy muaj të zgjedhur nga KLGJ teksa në krye të kësaj gjykate ishte ende Dvorani i njohur për përplasjet e tij publike me Presidentin Ilir Meta.

‘’Kriteret dhe rregullat e zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës së Lartë janë parashikuar në ligjin nr.96/2016 për statusin e gjyqtarëve. Por, përveç Dvoranit, asnjë nga tre gjyqtarët e rinj nuk i plotëson kushtet e pikës 2 të nenit 51 të këtij ligji sepse duhet të kishin qenë së paku 3 vjet gjyqtarë të Gjykatës së Lartë’’.

Neni 51, pika 2

Kryetari i Gjykatës së lartë përzgjidhet nga mbledhja e gjyqtarëve ku sipas pikës 3 dhe 7 të nenit 51 të këtij ligji, kryetari zgjidhet nga mbledhja e 19 gjyqtarëve e cila për të qenë e vlefshme do një minimum prej 10 gjyqtarësh. Por aktualisht kjo gjykatë ka vetëm 3 gjyqtarë.

Në mungesë të kryetarit gjykata e lartë mund të drejtohet nga zv.kryetari, por nga ana tjetër ligj 98/2016 për pushtetin gjyqësor parashikon disa rregulla se si mund të zgjidhet zëvendëskryetari i një gjykate që përfshin edhe rastin e Gjykatës së lartë.

Në pikën 3 të nenit 26 të këtij ligji është caktuar si kriter për tu zgjedhur zëvendëskryetar që gjyqtari të ketë 5 vjet në përvojë profesionale si gjyqtar nga të cilat 3 vjet në të njëjtën gjykatë. Këtë kusht nuk e plotëson asnjëri nga 3 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të emëruar nga Presidenti me propozimin e KLGJ.

Neni 26 pika 3

E në rast se zv.kryetari do të zgjidhej nga mbledhja e gjyqtarëve të gjykatës së lartë, atëherë ligji kërkon që nga 19 gjyqtarë të jenë në detyrë 13 gjyqtarë por aktualisht janë vetëm 3 dhe mungojnë 10.

Me largimin e Dvoranit, KLGJ e cila zgjidhi problemin e mbajtjes së një posti përtej mandatit të mbaruar duket se ka krijuar një situatë ku ligji pamundëson zgjedhjen e një drejtuesi për gjykatën e lartë.

E deri sa KLGJ të gjej një zgjidhje, çelësat e gjykatës së lartë duket se do të mbeten në dorën e kancelarit duke sjellë rastin unikal ku gjyqtarët drejtohen nga një kancelar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vëzhguesi i reformës: 16/06/2020 17:24

    Dvorani që do të largohej së afërmi kur të emërohej gjyqtari i katërt i paska mbajtur mbi kurriz të gjitha kusuret për gabimet në ligje dhe vonesat në zbatimin e reformës. Në vend ti thonin një fjalë të mirë e sulmuan si ujqër përse ka bërë detyrën duke shmangur edhe ngërçet në Gjykatën e Lartë dhe institucione të tjera. U nxituan ta largonin sepse Berisha dhe Meta që në këtë rast iu bashkua edhe Fatmir Xhafa nuk mund të prisnin më gjatë. Nuk po merrnin dot pushtet mbi drejtësinë aq sa u duhet. Fatmir Xhafa e ka shitur veten si arkitekti i reformës në drejtësi duke i mohuar meritat që kanë shumë prej ekspertëve që punuan për të. Xhafa futi hundët në funksion të axhendës së tij personale por jo të PS në disa zgjidhje ligjore të reformës për të pasur kontroll në pushtetin gjyqësor me njerëz të caktuar prej tij. Janë rezultat i ndërhyrjeve të këtij njeriu problemet me ligjet e reja të reformës dhe disa nga ngërçet e institucioneve të reja të drejtësisë. Dvoranin nuk e kishte vegël të tij dhe votat e atyre që kontrollonte në KLGJ i bashkoi me ato të njerëzve të Metës për ta larguar nga Gjykata e Lartë. Nuk i pritej edhe pak javë sa të zgjidhej anëtari i katërt sepse i prishej projekti i përbashkët me Metën për të hequr qafe Dvoranin dhe ata që nuk i kanë nën kontroll. Prandaj edhe hapën namin se Dvoranin e mban në detyrë PS. Po Amerika dhe BE përse e mbështetën apo kot? Punë shumë e pistë për mënyrën se si i konsideron të cilën ky palo burrë i pacipë i ngjashëm me Metën. Si kuadër i vjetër i PPSH e njeh mirë këtë fushë tamam si ato maskarallëqet që bëheshin në kohën e komunizmit për pushtet. Tani të paaftët, qorrat dhe veglat e tyre në KLGJ të vazhdojnë tani me zgjidhje të tjera të paligjshme. Nesër po të mos shkojnë punët mirë Xhafa ka për ti shitur se vetë është në hije.

    Përgjigju
  • Populli: 16/06/2020 15:57

    Si i behet pa kete dvoranin nuk unkuoroka gjykata e larte

    Përgjigju
  • Geroni: 16/06/2020 15:40

    Prape ngerc ne Gjykaten e Larte??!! Ja pyesni kryetarin e reformes Fatmir Xhafa se do ta zgjidhi ai kete ngerc. Ah pika qe siu bie...shtet eksperimental si su bone njehere..

    Përgjigju
    • Pjeter: 16/06/2020 16:44

      Ndoshta eshte me mire te pyesesh Mic Sokolin,pse i intereson kaq shume te bllokohet Gjykata e larte.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja