Analisti Ilir Yzeiri tha se drejtësia prej 2 vitesh është angazhuar për cështjen e Elizabeta Ymerajt, e cila u shkarkua ditën e djeshme nga KPA, ndërkohë që gjykatat janë të mbushura me “Zhukra”. Behet gjalë për gjyqtarin e Tiranës Agron Zhukri, i cili ka “në dorë fatin e PD” dhe që ende nuk ka kaluar nga filtri i Vetingut.

I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, analisti tha se vettingu nuk është i mirëorientuar.

“Si ka mundësi që kanë dy vjet që merren me Imerajn, ndërkohë kanë gjykatat dhe prokurorinë të mbushur me Zhukra. Këtu dyshoj te vettingu dhe reforma, nuk është i orientuar drejtë.

Peticionin kundër ambasadores amerikane, Yuri Kim analiti e cilësoi si një “turp” për vendin tonë, ndërsa shtoi se është iniciuar nga zemërimi i Sali Berishës ndaj SHBA.

“Peticioni i u iniciua nga Berisha, ka ardhur nga zemërimi i tij për qëndrimin e SHBA ndaj tij. Është një nga turpet më të mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri. Si mund të jetë e djathta të jetë kundër SHBA dhe e majta të jetë pro? Është absurde!”, tha ai.

Sipas tij ku peticion nën sloganin “Mjaft është mjaft” i shkonmë shumë Arben Krajës, i cili duhet patjetër të shprehet për cështje të caktuara.

“Ky peticion i shkon më shumë Krajës. Prokurorët shqiptar i ka një borxh të madh vendit, ata duhet të shlyejnë para nesh figurën e keqbërësit që paraqitën gjatë vettingut. Figura që u krijua për ta gjatë vettingut ishte se kjo shtresë ishin palë me krimin. Na ka vjedhur dhe masakruar bashkë me politikan si Berisha. Kraja dhe të tjerë si ai i kanë borxh këtij vendi. Duhet të na sqarojnë a do të merren me regjimin? Sepse në kohën e Sali Berishës ishte regjim. Ai ka detyrë të shprehet. A kanë indicie akuzat?” , u shpreh analisti.

Na ndajnë vetëm 2 ditë nga Kuvendi i ‘Rithemelimit’, i cili sipas Yzeirit është bllof.

“Nuk ka vlerë. Ngutja për të marrë PD zyrtare është bllof.”, tha ai.