Ish deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar së fundmi në lidhje me kërkesën e PS-së për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

“Rilindja për faqe të zezë, do që të bëhet edhe Gjykatë Kushtetuese!”- ka shkruar Vasili në një postim të tijin në rrjetet sociale.

Ndërkaq, ai ka kujtuar tërheqjen nga zgjedhjet për Kryetar Bashkie të kryeministrit Edi Rama në Kavajë në 5 maj, kjo vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve.

"Edi Rama vendosi të terhiqet nga zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Kavajë në 5 maj vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve që mbaheshin në datën 7 maj. Zgjedhjet u anulluan nga KQZ pa pasur asnjë datë të re të dekretuar të zgjedhjeve."- deklaron Vasili.

Postimi i plotë:

Rilindja për faqe të zezë, do që të bëhet edhe Gjykatë Kushtetuese!!

Rilindja është karandisur "O lale kros o lale kros vetë shkruan e vetë vulos".

Rilindja vendos edhe për zgjedhjet dhe interpreton kushtetuten dhe merr vendime në emër të Gjykatës Kushtetuese të cilën po vetë e sabotoi, e shkatërroi dhe nuk e ngriti.

Disa fakte.

Rilindja qan për mandatin 4 vjeçar të të zgjedhurve vendorë.

Qesharake.

Edi Rama ishte zgjedhur kryetar bashkie në tetor 2003 ndërsa për shkak të tij zgjedhjet u shtynë më shumë se 4 muaj dhe u zhvilluan në shkurt 2007.

Po kjo s'ka rëndësi dhe qenka e ligjshme se e kërkoi Edi Rama.

Edi Rama vendosi të terhiqet nga zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Kavajë në 5 maj vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve që mbaheshin në datën 7 maj.

Zgjedhjet u anulluan nga KQZ pa pasur asnjë datë të re të dekretuar të zgjedhjeve.

Dekreti i presidentit Nishani për zgjedhjet për kryetar bashkie në Kavajë ka dalë vetëm 2 javë më vonë pikërisht në 21 maj.

Rilindja nuk u qa as për këtë,sepse po e kërkoi Edi Rama është e ligjshme të tjerat jo.

Boll me këtë strategji që kërkon të vjedhë 61 bashki në tavolinë.

Boll me këto letyra moniste.

Boll me këto shpifësira, që kërkojnë të kthejnë partinë shtet.