Shkarkimi i mjekut që doli krah Bashës! Reagon ashpër Skënder Brataj: Kanë kohë t’i bëjnë VIDEO pacientit dhe jo ta ndihmojnë! Ky sulm tjetër koronavirus ndaj shqiptarëve

Shkarkimi i mjekut që doli krah Bashës! Reagon ashpër Skënder Brataj: Kanë kohë t’i bëjnë VIDEO pacientit dhe jo ta ndihmojnë! Ky sulm tjetër koronavirus ndaj shqiptarëve

TIRANE- Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka reguar ashpër ndaj akuzave të Partisë Demokratike dhe mjekut të Urgjencës së QSUT-së Ilir Allkja i cili deklaroi sot se është pushuar nga puna pasi denoncoi se punon pa veshjet e duhura teksa i shërbën pacientëve. Allkja i cili doli krah kolgëve të tij mjekë në videomësazhin e kryedemokratit Lulzim Basha tha se shkarkimi i tij është një hakmarrje e Ramës dhe Bratajt. Ky i fundit në mesazhin ku i përgjigjet të gjithë spekulimeve, shpreh keqardhje për politikanët të cilët po përpiqen të përdorin këtë situatë të vështirë për interesat e tyre, duke hedhur baltë mbi bluzën e bardhë të mjekut. Tashmë, thotë Brataj, njerëzit marrin numrin e urgjencës dhe kërkojnë të mos i kalojnë atë mjekun e infektuar, duke iu referuar deklaratëa publike të Allkjas, ndonëse shton se ku i fundit ka qenë në shërbim edhe pas kësaj deklarate.

Postimi i plote i Skënder Bratajt

Të nderuar qytetarë shqiptarë, në këto ditë të vështira për shëndetin tuaj, në këto ditë të vështira për mjëkësinë mbarë botërore, në këto ditë nevoje për bashkëpunim të gjithëanshëm shpreh një indinjatë të thellë, një keqardhje të madhe, për një vlerësim sipërfaqësor nga ana e personelit mjekësor që përhap panik duke thënë se nuk ka uniforma. Këta mjekë të cilët i janë dedikuar politikës dhe jo mjekësisë e dinë shumë mirë që ka uniforma në dispozicion për çdo rast që do të paraqitet me COVID-19 të konfirmuar. Ti mjek që ke kohë të  bësh video pacientit por nuk ke kohë ta ndihmosh atë, ti mjek që lë pacientin që  vuan siç duket nga videoja juaj, pse e lë ta shoqërojnë familjarët? Pse e dërgove këtë paciente te urgjenca polivalente e QSUT nëse ishte me koronavirus? Pse ja dërgove politikanëve(mjek) videon dhe kartelën klinike të pacientes? Ishe i pa aftë të vlerësoje pacienten në banesë nëse ishte me koronavirus? Mendoj se jo, sepse e vlerësuat atë dhe nuk e dërguat te infektivi, pra nuk ishte koronavirus. Atëherë nëse je i aftë, pse mashtron opinionin publik ku thekson se shkove pa uniformë te pacienti me koronavirus kur nuk ishte koronavirus? Te skeda juaj duket qartë se  ju keni shkruar, pacienti është shtruar te infektivi gjë e cila nuk ështëe vërtetë. Pse e keni çuar atë te urgjenca polivalente? Ju deklaruat se jeni në karantinë, juve ju pa e gjithë Shqipëria në videon tuaj të famshme, pse jeni akoma në shërbim atëher? A e dini se qytetarët marrin në telefon dhe thonë, mos na dërgoni mjekun e infektuar? Një keqardhje më të madhe shpreh për politikanët e të gjitha ngjyrave që në këtë moment, të cilët marrin shkopin magjik dhe tregojnë se dinë ti zgjidhin problemet e mjekësisë shqiptare, mjafton të ndjekësh këshillat e tyre dhe ky shqetësim kalon menjëher! Bujrum zotërinj  kush është kaq i zoti të zgjidh këtë problem me një këshillë apo shkop magjik, të vijë një orë e më parë! Akoma më e tmerrshme, absurde gjej faktin kur një politikan me diplomë mjeku që ka tridhjet vjet që nuk ka vizituar më  një pacient kërkon të japi leksione dhe këshilla mjekësore. Një mjek që IBUPROFENIN e quan KORTIZON, ose nuk di të interpretojë atë që ka shkruar ministri francez(mjek) po na jep leksione se dikush i ka thënë që një drejtues i urgjencës(Unë) paskam thënë të vetëmjekohen qytetarët! Zotri herë tjetër të mos bëni këtë gabim , dëgjojeni mesazhin te faqja e QKUM-së vetë, është në dispozicion, por po ja u sjell edhe njëher në vëmendje.

Drejtuesi ka thënë:

Paracetamol 500- 1000 mg në bazë të peshës dhe nësë temperatura nuk kontrollohet për dy ditë të përdoret Ibrufeni 400-600 mg deri në tre ditë çdo 8-12 orë pas ngrënies, duke u këshilluar me mjekun e familjes dhe pediatrin për fëmijët. Ibrufenin asnjë shtet nuk e ka hequr nga protokollet dhe dy raste të publikuara në gazeta nuk janë studime shkencore të provuara.

Është e tmerrshme që qytetari dixhital të mbajë tetë minuta në telefon të zënë një linjë telefonike dhe të mbajë peng një mjek, sepse duhet të ketë një tampon në banesë. Qëllimi i vetëm i telefonatës ishte për të thënë se kjo nuk është urgjenca, duke harruar se gjendemi në kushtet e një pandemie botërore, në kushtet e një numri shumë të lartë thirrjesh për ndihmë mjekësore! 

Ti mjek politikan që  publikon kartelën e pacientit dhe videon që të solli mjeku i mësipërm, a e di që me numrin unik të skedës lehtësisht e identifikueshme? Pse e publikoni në faqen tuaj për përfitime personale? A e di se ke shkelur etikën dhe deontologjinë si mjek? A e dini  se çfarë janë të dhënat sensitive që ju publikoni? 

Kjo nuk është politikë, ky është një sulm ndaj shëndetit tuaj të nderuar qytetarë shqiptarë,  ky është një tjetër KORONAVIRUS kundër jush. Më vjen turp për këta njerëz të ngushtë, që shikojnë interesin personal në këtë moment të vështirë dhe kërkojnë të përfitojnë nga situata e krijuar.

Ktheni çdo përgjigje, kthejeni atë si të doni, shkoni deri te kushëriri im i 14, analizoni që nga 17 shkurti i 1963 kur kam lindur, nuk më intereson se çfarë do të shkruani, nuk kam kohë tju përgjigjem më juve por qytetarëve shqiptarë.  

Zotërinj nuk kam kohë tju përgjigjem shpifjeje që po bëni në drejtim të këtij shërbimi të domosdoshëm, jetik por po ju sqaroj një gjë shumë të rëndësishme 

  NDOSHTA NUK E KENI KUPTUAR AKOMA:   

Kemi deklaruar gjithmonë që për një orë nuk mund të shkoni asgjëkundi veç në duart e urgjencës,  nga SOT JU KUROJNË PËR DY JAVË VETËM MJEKËT SHQIPËTARË!!!

Dr. Skender Brataj

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maloku: 16/03/2020 21:57

    YT LAB I QELBUR.....

    Përgjigju
  • Papi: 16/03/2020 13:04

    Mjeket e torinos refuzuan 28 mije maska jo cilsore askush nuk i tha ikni nga puna as e ulen debatin ne nivel politik por u sollen maska te tjera ... tani me thoni sesa pushtet ka mjeku yne, te refuzoi jo e jo por as qe ska maska nuk duhet te thote. Ci duhet rroga shperblim mjekut kur rrezikon te infektohet pse ate rroge nuk ja blejne maska e doreza?

    Përgjigju
  • Moza: 16/03/2020 09:27

    Po bravo kryeministrit .Vazhdo me masa te rrepta.

    Përgjigju
  • Konjak: 16/03/2020 09:24

    Qe mjekesia jone ,nuk i ka patur mjetet e nevojshme ,per te perballuar nje epidemi kaq te fuqishme ,s'mund te mohohet .Por ,per secilin nga mjeksia , apo nga populli me njohien e nevojshme ,eshte e qart, gjendia ekonomike e cila , nuk na lejon ,sigurimin e c'do mjeti e preparatesh mjekesore ,ne kohen e duhur .Kryesisht ,eshte politika dhe sherbetoret e tyre besnik ,qe mundohen te minojne c'do sjellie normale e dashamirese ,per nje ecuri pozitive te shtetit .Politikanet ,jo se nuk jane te vetedijshem per afrimin e tyre normal ndaj pozicionit qe kane ;mazhoranca -qeverisien ,sa me mire te jet e mundur ,-dhe opozita ,ruajtjen e ekonomise dhe te drejtave te popullit (ruajtjen nga keqperdorimi, i institucioneve te popullit) . Mirpo politikes dhe lakenjeve te tyre ,ju intereson vetem mjegullnaja ,coroditia ,anarshia ,per te manipuluar, qet dhe te sigurt popullin, me marrezine e tyre .Faleminderit .

    Përgjigju
  • Tani: 16/03/2020 08:52

    Vetem duke lexuar komentet ketu sherohesh nga koronavirusi nuk ke me nevoj per mjek dhe as per shendetsi falas. Ne kemi propoganden antivirus.

    Përgjigju
  • Shqipetari: 15/03/2020 23:48

    Dukesh zoteri.. Te lutemi mos u merni me politike por beni me sa mundni profesionin.. O vellezer dhe ne keto dite te veshtira politika futet per percarje.. Larg mjeket nga politika

    Përgjigju
  • Flamur Noka: 15/03/2020 23:28

    Une jam doktor me mire se Brataj edhe se Tritan Preshi packa se mushka kam vizituar e mjekuar

    Përgjigju
  • lori: 15/03/2020 22:50

    Nqse e kane pushuar nga puna kane bere shume mire sepse eshte nje fundrine dhe hajdut, ka plot vajza dhe djem qe kane mbaruar mjekesine dhe jane te gateshem per te punuar.

    Përgjigju
    • Urgj: 16/03/2020 00:58

      Kjo demoralizon mjeket e tjere per te cilet nuk gezoj ndonje respekt qe kur ulin veten per 500 leke apo me keq, vonojne mjekimet apo vizitat duke te pare nga duret. Ky zotnia duhet shkarku per vete se abuzoi me detyren duke derguar nje ambulance tek tv Klan thjesht me i mbush mendjen dikujt (qe si plas fare per shqipetaret e Shqiperine) live ne emision, nderkohe qe ambulanca duhet te jete ne krye te detyres me gjithe personelin.

  • Drejtesia: 15/03/2020 20:57

    Bravo z. Brataj per mesazhin dhe punen tuaj te palodhur. Suksese ne misionin tuaj fisnik. Qente le te lehin, karvani ecen para.

    Përgjigju
    • Jeti: 15/03/2020 22:07

      Vashdoni punën,zoti ju dhëntë kurajë në këto orë të vështira.Mos u merni me zagarët se ato vetëm të shpifin dhe të lehin dinë.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj