Sot ka qarkulluar në media dhe rrjete sociale, lajmi mbi shkarkimin e mjekut Ilir Allkja. Për ata që nuk e dinë, Allkja, një militant i Partisë Demokratike u bë i famshëm pas një videoje të shpërndarë nga kryetari Lulzim Basha, që nga selia e PD, në të cilën ai ankohej për shërbimin pa veshje. Në po të njëjtën video, Allkja deklaron se ka vendosur të vetëkarantinohet.
Por ditën e djeshme, ky person ka vendosur që të lërë vetëkarantinën dhe të shfaqet në vendin e punës. Nga ana e QSUT, pavarësisht shkeljes së një serie betimesh që normalisht ka bërë një punonjës i shëndetësisë, nuk u mor asnjë masë ndaj tij. Edhe pse, pa kaluar disa minuta nga video e transmetuar prej Lulzimi Bashës me Allkjan si aktor kryesor, ky i fundit u vetëpërgënjeshtrua nga disa statuse që po vetë kishte postuar në Facebook-un e tij, ku shfaqej në fotografi me veshje mbrojtëse, nga koka tek këmbët.
Por dje Allkja me sa duket ka kaluar në fazën tjetër të përdorimit. Përveç daljes në punë dhe provokimit të kolegëve që ishin në krye të detyrës, nëse do të marrm të vërtetë deklaratat e tij se ishte vetëkarantinuar prej dy ditësh, ai ka vënë në rrezik edhe kolegët. Sepse, dihet tashmë që koha e inkubacionit të virusit është 2 javë dhe nëse Allkja shpalli që ishte vetëkarantinuar pasi, si mjek që pretendon se është, dyshonte se ishte prekur, duhej të qëndronte në shtëpi për minimumi dy javë.
Tashmë Allkja është shndërruar në një shkelës përsëritës i betimeve, i urdhërave të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë, duke vënë kështu në rrezik edhe kolegët e tij. Megjithatë, ende nuk dihet nëse ndaj mjekut Allkja është marrë ndonjë masë nga QSUT, ndonëse faktet janë kokëforta./Lexo.al
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
'Analfabetë funksionalë, dje lëpinit këpucët e Bashës sot të Berishës', gazetari pranë PD: Si fshihni dot fotot e videot e ndereve nga pushteti
23 Janar, 11:07
Ky me emrin populli asht i rilindjes dhe shan doktorin
PërgjigjuKoronaviruset me dy kembe jane shume me te rrezikshem se koronavirusi.
PërgjigjuMe këtë idiot duhet të merret prokuroria për sabotim...!
PërgjigjuKy duhet izoluar eshte I infektuar ne biografi. Bravo ju te shqiptares qe ja griset masken
Përgjigjudoktori qenka infektuar ne karakter,izolojeni
PërgjigjuKetij Allkjes i duhet bere mamaka mu ne brime. Ne vend qe te ule bythen e turinjte e te punoje bashke me kolegete e tij per te permbushur detyren e shenjte eshte shenderruar ne nje zedhenes partie. Ik o plehre tu shofte rraca se nuk eshte koha per politike por per te luftuar me te keqen qe ka zene mbare globin.
Përgjigju