Shkarkimi i prokurorit që hetoi 'Babalen', reagon Salianji: U keqpërdor nga pushteti

Shkarkimi i prokurorit që hetoi 'Babalen', reagon Salianji: U keqpërdor nga pushteti

Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar menjëherë pas vendimit të Komisionit të KPK për shkarkimin e prokurorit të dosjes “Babalja”, Përparim Kulluri.

Salianji ka deklaruar se Rama po keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe më i pasi i largon nga sistemi me vetting.

Ish deputeti i PD është edhe vetë protagonist i dosjes 'Babale' që u hetua nga Kulluri, ka thënë ndër të tjera se prokurori u përdor për të shpëtuar vëllain e ish-ministri të Brendshëm, Agron Xhafajn nga akuzat për trafik droge.

Në fund Salianji shtoi se kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do të mbajë përgjegjësi.

“Përparim Kulluri ështē rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me vetting. Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar Agron Xhafaj nga akuza e trafikut të drogës dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vellai i ministrit të Brendshëm. Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi! Ne nuk harrojmë”, shprehet Salianji.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 06/11/2019 13:49

    Salianj mashtruesi kujton se do i shpetoj drejtesise me llogje e propagande.Po vjen babalja dhe po del e verteta se ti je kryesori i mashtrimit me Agron Xhafajn per te fituar kredo politike.Je njeriu me i peshtire qe merresh ne politik me sajesa ,prandaj te shkosh ne burg se solle gjithe ate rrumpalle ne vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë