Vendimi i Shkarkimit/ Gjyqtarja e Korçës që fshehu 4 shtëpi, lokale dhe 200 mijë USD

Vendimi i Shkarkimit/ Gjyqtarja e Korçës që fshehu 4 shtëpi, lokale dhe 200 mijë USD

Gjyqtarja Entela Prifti

Komisioni i Varur i Kualifikimit, pas një hetimi të thelluar, ka krijuar bindjen se gjyqtarja e Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti, përpos deklarimeve të rreme dhe mosjustifikimit të disa të disa apartamenteve, ka fshehur edhe katër apartamente në Tiranë. Sipas Komisionit të Vetingut gjyqtarja e Korçës i ka fshehur apartamentet në emër të motrës, bashkëshortit të motrës, babait dhe një personi të paidentifikuar. Gjithashtu gjyqtarja ka fshehur një pjesë të një ndërtese katër katëshe, e deklaruar si banesë me sipërfaqe 198 m2 në Korçë. Por Komisioni thekson se ndërtesa është luksoze dhe përbëhet nga 4 kate, ku kati përdhes është piceri, kati i parë lokal, kati 2 restorant, kati 3 verandë dhe bar lokal, ndërsa sipas preventivit të punimeve dorëzuar nga ana e personit të lidhur, rezulton se janë shtruar 390 m2 dysheme.

Zbulimi

Komisioni i Vetingut i ka zbuluar këto pasuri të fshehura pas një denoncimi anonim. “Referuar në sa më lart, pranë Komisionit, është regjistruar një denoncim anonim, duke denoncuar se subjekti i rivlerësimit nuk ka deklaruar disa pasuri që i përkasin asaj, si më poshtë: Apartament në Tiranë, tek ish-ekspozita, në emër të motrës së subjektit znj. Ç. P. Apartament në Tiranë mbrapa 15-katëshit, në emër të burrit të motrës së subjektit. Apartament në Tiranë përballë Fakultetit të Drejtësisë, në emër të babait të subjektit. Apartament në Tiranë, nuk dihet në emër të kujt është vënë”, thuhet në vendim. Në vendimin për shkarkimin e gjyqtares, Komisioni thotë se informacioni i dhënë nga burimi anonim është i saktë. Pasuritë në fjalë kanë rezultuar në emër të të afërme të gjyqtares, të cilës nuk kanë të ardhura të ligjshme për t’i justifikuar. “Komisioni pasi shqyrtoi dhe analizoi shpjegimet e subjektit të rivlerësimit dhe konstatimet e dala nga hetimi në lidhje me të gjitha rrethanat e faktit, arrin në konkluzionin se ka dyshime të arsyeshme se këto pasuri që janë regjistruar në emër të motrës së subjektit, znj. Ç P., bashkëshortit të motrës së subjektit të rivlerësimit, znj. P. K. dhe babait të subjektit, z. V. P., të jenë pasuri të krijuara nga ana e subjektit të rivlerësimit për shkak se: Të dhënat mbi adresat dhe pronarët e këtyre pronave (motrës, bashkëshortit të motrës dhe babait të subjektit) sipas ZRPP-së Tiranë përputhen me të dhënat e denoncimit anonim të depozituar pranë Komisionit. Nga analizimi i të ardhurave të ligjshme të motrës, bashkëshortit të motrës dhe babait të subjektit të rivlerësimit, rezulton se ato nuk kanë mjaftueshëm të ardhura nga burime të ligjshme për të krijuar këto pasuri”, thuhet në vendim.

Fshehu edhe rreth 200 mijë USD

Komisioni i Varur i Kualifikimit thekson se gjyqtarja Entela Prifti ka fshehur edhe rreth 200 mijë USD. Konkretisht gjyqtarja ka fshehur shumat 70 mije euro, 10 mijë euro, 2.000.000 lekë, 3.600.000 lekë, 4.006.722 lekë, 2.047.000 lekë dhe 804.000 lekë. Gjithashtu, pas hetimit të thelluar, Komisioni i Vetingut ka konstatuar se gjyqtarja ka bërë deklarim të rremë për shumat 13.500 euro, 2.000.000 lekë, 5.056.000 lekë, 2.200 euro dhe 4.026.000 lekë.

Hetimi  

Komisioni i Varur i Kualifikimit ka krijuar bindjen se gjyqtarja e Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti, përpos deklarimeve të rreme dhe mosjustifikimit të disa apartamenteve, ka fshehur edhe katër apartamente në Tiranë.

Paratë

Komisioni i Varur i Kualifikimit thekson se gjyqtarja Entela Prifti ka fshehur edhe rreth 200 mijë USD. Gjyqtarja ka bërë deklarim të rremë për disa shuma parash, ndërsa nuk justifikon edhe 4 pasuri të tjera të paluajtshme.

Pasuritë e fshehura dhe të pajustifikuara të Entela Priftit:

  1. Fshehur apartament në Tiranë, tek ish-ekspozita, në emër të motrës Ç. P.
  2. Fshehur apartament në Tiranë mbrapa 15-katëshit, në emër të burrit të motrës.
  3. Fshehur apartament në Tiranë përballë Fakultetit të Drejtësisë, në emër të babait.
  4. Fshehur apartament në Tiranë, nuk dihet në emër të kujt është vënë.
  5. Ka fshehur lokal bar, restorant, lokal bar dhe dysheme 390 m2.
  6. Ka fshehur shumat 2.000.000 lekësh, 70.000 euro, 10.023 euro, 3.600.000 lekë, 4.006.722 lekë, 2.047.000 lekë, 804.000 lekë
  7. Deklarim të rremë 13.500 euro, 2.000.000 lekë, 5.056.000 lekë, 2.200 euro, 4.026.000 lekë.
  8. Nuk justifikon apartament banimi, me sipërfaqe 55 m2 në Korçë, 2.832.500 lekë.
  9. Nuk justifikon  apartament banimi duplex, me sipërfaqe 235 m2, në Korçë, 2.000.000 lekë, vlera reale është 7.253.745 lekë.
  10. Deklarim i rremë shitja e makinës, tip “Renault”, në vlerën prej 450.000 lekësh.
  11. Deklarim i rremë shitja e makinës tip “Benz Daimlerchrysler”, 6.000 euro, blerë 500.000 lekë.
  12. Nuk justifikon banesë me sipërfaqe 198 m2 në Korçë, 4.000.000 lekë, rikonstruktuar në vlerën 6.979.400 lekë. Banesa rezulton me sipërfaqe shtruar 390 m2.
  13. Nuk justifikon godinë me sipërfaqe 519 m2 në Korçë.

( Kliko këtu ) për vendimi ne plotë të KPK për gjyqtaren e Apelit Korçë Entela Prifti 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gimi: 19/12/2018 12:39

    kta jane hajdute, duhen vene perpara pergjegjsise ligjore. shkarkimi eshte minimumi per kta hajdute te veshur me petkun e gjykatesit. ju kujtoj se kushtetuta jone shkruan se JEMI TE GJITHE TE BARABARTE PERBALLE LIGJIT

    Përgjigju
  • Lexues: 19/12/2018 12:00

    Ta ia hoqet koren e bukes...vetem sekuestro pasurie jep efekt...

    Përgjigju
  • Ben: 19/12/2018 11:26

    Veting leshi.Kjo duhet arrestuar nje ore e me pare.

    Përgjigju
  • teodor: 19/12/2018 09:59

    Si ka mundesi qe pas kesaj vjedhje dhe keqepororime epike,genjeshtrat e vazhdushme te dale pa u lagur fare nga kjo..vetem te mjaftohet me nje largim nga detyra..

    Përgjigju
  • ONM: 19/12/2018 07:57

    Ju duheni djegur te gjall te gjith me radh

    Përgjigju
    • azis: 19/12/2018 10:11

      Eshte pak shkarkimi per keta gjyqtare te korruptuar .Keta duhen denuar dhe duhet konfiskuar e gjithe pasuria .Keta jan njerezit me te pashpirt

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht