KF Tirana ka emëruar Vangjel Milen për rolin e Drejtorit Teknik të Akademisë bardheblu. Ka qenë klubi kryeqytetas që nëpërmjet një njoftimi në kanalet e komunikimit ka bërë me dije se 37-vjeçari beratas do marrë postin e ri, pasi më herët ishte krahu i djathtë i trajnerit të shkarkuar, Erbim Fagu.
"Klubi i Futbollit Tirana njofton se Vangjel Mile do të jetë Drejtori Teknik i Akademisë së Futbollit Tirana. Mile ishte së fundmi zv. trajner i ekipit të parë KF Tirana, por duke parë eksperiencën që ai ka, klubi i ka besuar këtë pozicion të ri.
Kemi besimin se Mile do të jetë një ndihmë e madhe dhe urë lidhëse e fortë mes talenteve të së ardhmes dhe kontigjentit të ekipit të parë.
KF Tirana e falënderon për kontributin e dhënë si pjesë e stafit teknik në ekipin e parë KF Tirana, duke i uruar suksese në detyrën e re, si pjesë e strukturës më të rëndësishme të Akademisë bardheblu", njofton Tirana.
Mile është një emër i njohur në futbollin shqiptar, pasi sulmuesi ka luajtur me klubet elitare në vendin tonë. Dinamo, Teuta, Laçi, Besa, Bylis, Tomori, Erzeni dhe Egnatia, këto kanë qenë klubet e 37-vjeçarit.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 10:30
Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
5.6%
-
Të gabuar
90.3%
-
Nuk kam mendim
4.1%
Vota total: 6304
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë, 30-vjeçari i plagosur me mjet prerës paraqitet për ndihmë mjekësore në spital! Nuk dihen rrethanat e ngjarjes
14 Shkurt, 14:00
-
Mbushi banesën me arsenal armësh, arrestohet 63-vjecari në Tiranë (EMRI+VIDEO)
14 Shkurt, 10:42
-
Nga Seuli në Tiranë, kur prokurorët kthehen në aktorë politikë: Paraburgimi dhe erozioni i zgjedhjes elektorale
14 Shkurt, 10:24
-
Tiranë/ E dashura e nipit të Gjutajve plagoset në hotelin e familjes me armë! Policia nxiton: U vetëplagos! Arrestohet Vladimir Gjuta që ka fshehur ngjarjen, në kërkim i dashuri (EMRAT)
14 Shkurt, 07:01
-
Tirana ‘vishet’ me të kuqe për ditën e të dashuruarve (VIDEO)
13 Shkurt, 20:15
-
Grabiti me kallash bankën ku bënte pagesa, ja kush është sipërmarrësi Bardhyl Fusha! Shiti kompanitë pasi u ‘mbyt’ në borxhe, jeton me qira
13 Shkurt, 19:42
-
Ministria e Shëndetësisë për Report TV: Nuk ka shpërthim fruthi në kopshtet publike apo private në Shqipëri, rasti i vetëm ishte një muaj më parë
13 Shkurt, 17:02
-
Qendra Kombëtare e Biznesit: Regjistrimet e bizneseve të reja në janar u rritën me 5.28%! Tirana, qarku me numrin më të lartë
13 Shkurt, 16:43
-
Fshihte në banesë kallashnikov pa leje, pranga 33-vjeçarit në Tiranë
13 Shkurt, 12:33
-
Ekskluzive/ Flasin për Report Tv dy policët që neutralizuan grabitësin me kallash në bankë: Situatë e rrezikshme, kishte qytetarë të tjerë (VIDEO)
13 Shkurt, 11:35
-
Rama vijon retreat, mbledh ministrat në Kryeministri! Diskutohet plani i punës për vitin 2026
13 Shkurt, 11:01
-
Grabiti me armë bankën në Tiranë, 61-vjeçari mori 800 mijë lekë nga arka! U kap ‘mat’ teksa largohej
13 Shkurt, 10:09