Paul Pogba ka qenë i pari nga futbollistët e Manchester United që ka reaguar pas largimit të trajnerit Jose Mourinho dhe jo pa arsye. Marrëdhëniet e francezit me teknikun portugez kishin prekur fundin që prej muajit tetor dhe për këtë arsye nuk ka vonuar një postim ngacmues në rrjetet sociale.
Pogba ka postuar në instagram një foto duke buzëqeshur me ironi në të cilën shkruante: “Kape këtë”. Një mesazh I qartë drejtuar për Mourinho-n, por që u fshi pas pak çastesh nga Pogba. Nuk dihet arsyeja, por me gjasë do të ketë qenë një urdhër I klubit të United.
Në muajin tetor Mourinho e cilësoi Pogba-n si një ‘virus’ në ekip dhe shihet mesfushori I blerë për 100 mln euro nuk ka humbur shansin për t’u hakmarrë. Tani mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigjja e Mourinho-s, sigurisht nëse do të ketë.
Komento