Shkarkohet Agim Ismaili si drejtor i Burgjeve, në vend të tij emërohet Admir Abrija

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është shkarkuar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar, Admir Abrija ish-Prefekt i Tiranës. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave.

Kush është Admir Abrija, Drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve

Admir Abrija është diplomuar fillimisht për filozofi në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë, për të vazhduar më pas një master në Bussines Law, sërish në Fakultetin e Drejtësisë.

Kjo i ka shërbyer të pajiset me licencën e avokatit. Punën e parë e ka nisur si oficer sigurie i Gardës së Republikës në vitin 1999. Më pas është bërë zëdhënës i institucionit. Për 8 muaj ka punuar si Shef Sigurie në Presidencë, gjatë kohës kur Kryetar Shteti ishte Bamir Topi. Karriera në polici nuk iu ndal gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike si drejtues i policisë në disa poste.

Ndërrimi i pushteteve në vitin 2013 e gjeti Abrijan si Drejtor të Kufirit në Gjirokastër. Më pas u emërua vartës i Elisa Spiropalit, në kohën kur ministrja ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave.

Gjatë kësaj kohe emri i Admir Abrijas u përmend nga KLSH, pasi bashkë me zyrtarët e tjerë të lartë, përdorën një shumë parash nga buxheti i doganave për të përmirësuar gjuhën angleze. Më pas ai mbajti detyrën e administratorit të Bashkisë së Tiranës për zonën e Farkës, post që e pasoi me detyrën e Prefektit të Tiranës. Tashmë zyrtarisht ka marrë një tjetër post të lartë.

 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 18/12/2021 00:46

    Agimi eshte njeri me integritet dhe zotesi te pashoq. Me mire do i dale kjo ikje.

    Përgjigju
    • Klaudia: 18/12/2021 06:32

      Po ore Gimce po.Zotesi te pashoq ne pilaf.

  • Tani: 17/12/2021 14:51

    Iku ky mostra, Ishallah behet banori me i ri i ndonje IEVP-je.

    Përgjigju
  • Agjenti: 17/12/2021 14:19

    Fiks paska qene nen Spiropalin dhe kto shperblehen me poste.

    Përgjigju
  • Beni: 17/12/2021 14:04

    Uauuuuuu. Ministri i antikorrupsionit heq pa arsye nje si Ismaili, i shquar per ndershmerine e tij, dhe emeron nje ushtar partise pa konkurim pa gje pe gjeje. Cfare turpi,cfare skandali.

    Përgjigju
    • Andi: 18/12/2021 06:29

      Mire qe iky ky mostra,po filluat ju llumi perreth tij me lustren e fundit.Do zoti merr gjithe grupin e AKU-t aty brenda me vete se e kane bere sistemin e burgjeve si hale

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet