Shkarkohet Fullani! Këshilli
Mbikëqyrës i BSH "i jep duart" 

Shkarkohet Fullani! Këshilli<br />Mbikëqyrës i BSH
TIRANE - Pas rreth katër orë debatesh Këshilli Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, në një mbledhje të jashtëzakonshme vendosi t’i propozojë Kuvendit shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani. Mbledhja e thërritur nga Zëvendësguvernatorja Elisabeta Gjoni 24 orë pas ndalimit të Fullanit, mësohet të jetë karakterizuar nga replikat dhe tonet e nxehta, por që në përfundim palët kanë rënë dakord në firmosjen e kërkesës për lirimin nga detyra.

Por se anëtarët janë kujdesur të mos ngrenë akuza për neglizhencë në realizimin e detyrimeve prej Guvernatorit. Në vendimin e shkarkimit, anëtarët e këshillit Mbikëqyrës ranë dakord që të argumentojnë shkarkimin e Fullanit vetëm me shkeljen e etikës në kryerjen e detyrës dhe se ka cenuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë. Gjithsesi Këshilli siguron se kjo situatë nuk ndikon në sistemin financiar të bankave që operojnë në Shqipëri.

Në një deklaratë për shtyp, Këshilli mbikëqyrës thotë së mungesa e Fullanit nuk krijon vakuum institucional në drejtimin e bankës, në kushtet kur, sipas anëtarëve, përcaktimet ligjore dhe nënligjore mundësojnë kalimin e qartë të kompetencave të tij tek Zëvendësguvernatori i Parë. Gjatë mbledhjes ky këshill shprehu mbështetjen e plotë për marrjen e kompetencave për drejtim ekzekutiv të bankës nga Elisabeta Gjoni, zëvendësja e Fullanit, e cila gjithashtu është në proces verifikimi nga prokuroria, pasi ka pasur të njëjtat përgjegjësi si Fullani, në nxjerrjen e rregulloreve. Akuza verifikim dhe Elisabeta Gjonit, përgjegjësi për rregulloret

Një nga 5 shkeljet e konstatuara nga prokuroria, është fakti se Fullani për vite të tëra nuk ka emëruar zv.guvernatorin e dytë, që sipas ligjit të Bankës së Shqipërisë, merret me lëvizjen e parave në thesar. Në këto kushte, prokuroria ka vlerësuar se me mosushtrimin e kompetencave të tij, Fullani i krijon terren vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari. Arrestimi dhe shkeljet e Fullanit
 
Këshilli i BSH mbledhje urgjente pas arrestimit të Fullanit
Pas arrestimit të Guvernatorit Fullani, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u mblosh në një takim urgjent mbrëmjen e së Shtunës (6 Shtator). Në mbledhjen që nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në orën 23:00 të mbrëmjes të së shtunës, veç temës së komandimit në krye të BSH të Elisabeta Gjonit, Këshilli analizoi edhe qëndrimin pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani dhe kryeinspektores Elivar Golemi.

Mbledhja e thirrur nga zëvendësguvernatorja Elisabeta Gjoni u zhvillua në zyrën e saj, në ambientet me qira të Bankës së Shqipërisë pranë "Medresesë". Pas rreth 4 orëve, anëtarët ranë dakord që të argumentojnë shkarkimin e Fullanit vetëm me shkeljen e etikës në kryerjen e detyrës. Në deklaratën për shtyp te publikuar pas mbledhjes, thuhet se anëtarët e Këshillit pasi u njohën me ndalimin e Guvernatorit dhe të Inspektores së përgjithshme vendosën “t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në bazë të nenit 47, pika 2, shkronja “c” të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”. Ndërsa në këtë nen thuhet “personi i propozuar për shkarkim gjatë ushtrimit të detyrës ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cenuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë”.

keshilli me logo
( Në foto, anëtarët e Këshillit Mbikëqyres të BSH pas mbledhjes ) Foto të tjera

Mungesa e Fullani s’krijon vakkum..Këshilli mbështet Elisabeta Gjonin
Nga të dhënat që kanë administruar anëtarët e Këshillit kanë konstatuar se mungesa e Guvernatorit nuk krijon vakum institucional në drejtimin e institucionit, në kushtet kur përcaktimet ligjore dhe nënligjore mundësojnë kalimin e qartë të kompetencave të tij tek Zëvendësguvernatori i Parë, e cila është Elisabeta Gjoni. Po ashtu anëtarët e Këshillit kanë dhënë mbështetjen e plotë për Zëvendësguvernatorin e Parë në marrjen e kompetencave për drejtimin ekzekutiv të bankës dhe vlerësuan pozitivisht masat e marra prej saj për të siguruar vijimësinë normale të veprimtarisë operacionale të institucionit. “Këshilli Mbikëqyrës, siguron publikun dhe autoritetet e vendit që po ushtron funksionet e tij me përgjegjshmërinë më të lartë. Në këtë drejtim, BSH do të vijojë të ofrojë të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm me Kuvendin e Shqipërisë dhe me organet e zbatimit të ligjit, në mënyrë transparente dhe profesionale, me dëshirën për të zbardhur ngjarjen dhe për të sqaruar plotësisht përgjegjësitë e të gjithë personave të marrë nën hetim”, thuhet në vendim. Po ashtu thuhet se janë marrë masat për përmirësimin e funksionimit të BSH. 

Deklarata e plote e Keshillit Mbikeqyres pas mbledhjes se jashtezakonshme:
 Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u njoh me ndalimin nga Policia e Shtetit të Guvernatorit, z. Ardian Fullani dhe të Inspektores së Përgjithshme të institucionit zj.Elivar Golemi. Deklarata e Prokurorisë që pasoi, bëri të njohur edhe akuzat që motivuan ndalimin e tyre.

Pas këtyre zhvillimeve, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u mblodh dhe mori një informacion të detajuar rreth situatës. Në vijim, Këshilli Mbikëqyrës:

a) vendosi t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në bazë të nenit 47, pika 2, shkronja “c” të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”;

b) konstatoi se mungesa e Guvernatorit nuk krijon vakum institucional në drejtimin e institucionit, në kushtet kur përcaktimet ligjore dhe nënligjore mundësojnë kalimin e qartë të kompetencave të tij tek Zëvendësguvernatori i Parë;

c) shprehu mbështetjen e plotë për Zëvendësguvernatorin e Parë në marrjen e kompetencave për drejtimin ekzekutiv të bankës, dhe vlerësoi pozitivisht masat e marra prej saj për të siguruar vijimësinë normale të veprimtarisë operacionale të institucionit;

Këshilli Mbikëqyrës, siguron publikun dhe autoritetet e vendit që po ushtron funksionet e tij me përgjegjshmërinë më të lartë. Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë do të vijojë të ofrojë të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm me Kuvendin  e Shqipërisë dhe me organet e zbatimit të ligjit, në mënyrë transparente dhe profesionale, me dëshirën për të zbardhur ngjarjen dhe për të sqaruar plotësisht përgjegjësitë e të gjithë personave të  marrë nën hetim. Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se falë masave që janë marrë dhe do të merren për përmirësimin e funksionimit të Bankës së Shqipërisë dhe falë profesionalizimit të personelit të saj, ky institucion do të rikthehet për të qenë simbol i krenarisë së shtetit dhe shoqërisë shqiptare

Drejtimin e BSH e merr njeriu pranë familjes Berisha
Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni, njeriu shumë pranë familjes Berisha, pritet të marrë në dorë drejtimin e institucionit më të lartë financiar në vend, pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani. Zonja Gjoni ka qenë personi që ka pasur në kontroll financat e Sali Berishës në kohën kur ky i fundit ishte presidenti i Shqiëprisë në vitet, 1992-1996. Në CV-në e saj të publikuar në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë, gjatë viteve 1992-1996 Elisabeta Gjoni ka qenë këshilltare financiare e Presidentit të Republikës dhe si anëtare e Komitetit Negociator për Borxhin e Jashtëm, kohe kur president ishte Berisha. Një tjeter fakt, po i specifikuar në CV e saj që e bën “të preferuarën” e familjes Berisha, është dhe afrimiteti me Liri Berishën, kur Gjoni është anëtare e bordit të Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, një organizatë jofitimprurëse, që drejtohet pikërish nga bashkëshortja e ish-kryeministrit Berisha.
Elisabeta Gjoni është Zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë që prej muajit janar 2012. Ajo është edhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit nëntor 2011, e propozuar nga qeveria Berisha.
 
elisabeta gjoni liri berisha me logo
FOTOLAJM
Liri Berisha (gruaja e ish-kryeministrit Berisha), Elisabeta Gjoni (zv.Guvernatore e BSH) Mimoza Vokshi, Albana Vokshi, (deputete e PD) Miranda Rama (gruaja e vellait te Liri Berishes dhe keshilltare aktuale e Adrian Fullanit), ne krahun tjeter, nje ish anetare e Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare dhe Argita Berisha (vajza e ish-kryeministrit Berisha)

Para ushtrimit të këtyre detyrave, Zj. Gjoni ka pasur një karrierë të pasur në sektorin financiar dhe në fushën e rregullimit të tij. Ajo ka shërbyer si Kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që prej themelimit të këtij institucioni në 2006 deri në dhjetor 2011. Më herët, ajo ka shërbyer në sektorin e titujve si Kryekomisionere e Komisionit Shqiptar të Letrave me Vlerë. Gjithashtu, ka qenë anëtare e bordit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për 8 vjet dhe Zëvendësguvernatore e Bankës së Shqipërisë gjatë viteve 1995 -1997.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë