Shkarkohet kreu i Listës 
Serbe Aleksandër Jabllanoviç

Shkarkohet kreu i Listës <br />Serbe Aleksandër Jabllanoviç
Aleksandër Jabllanovic nuk do të jetë më përfaqësues as kryetar i Listës “Srpska”.

Ky është vendimi që u mor ditën e enjte nga përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë të cilët i kanë kërkuar që Jabllanovic të japë llogari për gjithë shpenzimet financiare.

Vendimi i është përcjellë edhe drejtorit të zyrës për Kosovën në Beograd, Marko Djuric i cili ka mohuar se Jabllanovic të jetë përfaqësues i Listës “Srpska”.

Sa na përket neve, Aleksandër Jablanovic nuk është përfaqësues i Listës ‘Srpska’”, ka thënë Marko Djuric pas një takimi të zhvilluar gjatë ditës nga Qeveria serbe.

Të pranishëm në këtë takim ishin ministrat e Qeverisë së Kosovës, Lubomir Maric dhe Dalibor Jevtic, si dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic.

Zvëndës kryeministri i Kosovës, Brenamir Stojanovic nënvizoi se ky vendim është marë të mërkurën në mbrëmje pasi sipas tij nuk do të tolerohen veprime të pa përgjegjëshme.

Kupa është mbushur të mërkurën kur Jablanovic-i kishte organizuar një konferencë me gazetarë. Kemi vendosur, që për shkak të politikës së përgjegjshme që udhëheqim ndaj popullit tonë, të mos tolerojmë më tutje një sjellje të tillë”, u shpreh Stojanovic.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot