Ministria e Arsimit ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi. Vrapi prej 8 vitesh ishte në detyrë, ndërsa nuk bëhet e ditur pse ajo u shkarkuar nga drejtimi i QSHA.

Vlen të përmendet, se Qendra e Shërbimeve Arsimore është vendosur shpesh në qendër të kritikave nga maturantët, në lidhje me testet e Maturës Shtetërore. Maturantët kanë protestuar sistematikisht 3 vitet e fundit, pasi kanë hasur vështirësi në hartimin e tezave.