Gjyqtarja Herila Çela e Gjykatës së Vlorës është shkarkuar nga detyra.Vendimi u mor sot nga trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Etleda Çiftja.

Më 19 tetor Çela dha shpjegime për problemet e konstatuara në kriterin pasuror dhe profesionalizëm.

Vendimet e gjyqtares Herila Çela janë bërë dy herë objekt i kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin ose hetimin disiplinor të saj. Në vitin 2014, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi masën e “vërejtjes me paralajmërim” ndaj saj.

Herila Çela e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 dhe punonte prej dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë.