Shkarkohet me 9 vota pro dhe 2 kundër kreu i Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Komisioni të Ekonomisë dhe Financave në sallën e Parlamentit.
Partia Demokratike ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë që votoi shkarkimin e bashkëshortes së Dashamir Shehit.
Ndërsa dy votat kundër shkarkimit të saj i shin nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Deputeti i Lëvizjes Socialste për Integrim, Gjovalin Kadeli u shpreh se ka argumente të pamjaftueshme për shkarkimin e Shehit.
Ai shprehet se vota e tij ishte kundër pasi ka munguar transparenca.
“Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është institucion delikat financiar. Procesi ishte i nxituar dhe jo objektiv. Çdo ndërhyrje pa vend në AMF shkakton tronditje për tregun financiar”, tha Kadeli.
Vendimi për shkarkimin
“Vendim për shkarkimin para afatit të zonjës Enkeleda Shehi nga detyra e anëtarit të Bordit dhe Drejtorit të Përgjithshëm në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare mbështetur në nenin 115 të Rregullores së Kuvendit, të shkronjës D, paragrafi i parë të ligjit 95/72 i datës 3.07 2006 për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare i ndryshuar, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi:
1. Shkarkimin para afati të zonjës Enkeleda Shehi nga detyra e anëtarit të Bordit dhe Drejtorit të Përgjithshëm në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Ky vendim hy në fuqi menjëherë. Praktikisht komisioni merr këtë vendim por vendimi përfundimtar i takon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
E hedhim e me votë. Kush është kundër? 2.
Kush është pro? 9.
Me nëntë vota pro dhe dy vota kundër ky vendim miratohet dhe i shkon Kuvendit për votim në seancën plenare të javës së ardhshme”, tha Erion Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO