Shkarkohet nga KPK prokurori i Korçës Dashnor Nure! Konfirmohet në detyrë prokurorja e Durrësit Oltiana Gjoni

Shkarkohet nga KPK prokurori i Korçës Dashnor Nure! Konfirmohet në detyrë prokurorja e Durrësit Oltiana Gjoni

Prokurori i Korçës, Dashnor Nure

TIRANË - Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën vendimin për shkarkimin e prokurorit të Korçës Dashnor Nure pas vetingut në të tri kriteret.

Nures iu kalua barrë prove në lidhje me adresat e banimit dhe dy banesave nga të afërmit në të cilat ai kishte jetuar. Po ashtu atij iu gjetën pamundësi financiare në disa vite. Nure i kundërshtoi gjetjet dhe pretendoi se ato ishin virtuale dhe jo realiteti.

Procesi i vetingut për Nuren u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Alma Faskajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar, ishte i pranishëm, Gerrit Sprenger.

Dashnor Nure e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Prokurorinë e Kolonjës. Prej vitit 2007, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Korçë.

Ndërkohë, KPK ka konfirmuar në detyrë Oltiana Gjoni (Çiflikun), prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës. 

"Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Oltiana Gjoni (Çifliku), prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.  Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Genta Tafa Bungo relatore, znj. Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve", njoftoi KPK

Oltiana Gjoni përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin e prokurores pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

G.K/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Faleminderit Zot’, Luiz Ejlli ndan videon e ëmbël me vajzën e tij, ja sa është rritur Luna

‘Faleminderit Zot’, Luiz Ejlli ndan videon e ëmbël me vajzën e tij, ja sa është rritur Luna