Kievi thotë se nga diga e shkatërruar janë shkaktuar 1.5 miliard dollarë dëme

Kievi thotë se nga diga e shkatërruar janë shkaktuar 1.5 miliard dollarë dëme

Diga Kakhovka

Shkatërrimi i digës Kakhovka të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën jugore në fillim të këtij muaji shkaktoi rreth 1.5 miliardë dollarë dëme në mjedis.

Bombardimi i digës më 6 qershor shkaktoi përmbytje shkatërruese në rajonin Kherson nën kontrollin rus, duke detyruar mijëra banorë të largohen për shkak të duke frikës nga një fatkeqësi mjedisore.

Kievi ka akuzuar Moskën për "ekocid" duke hedhur në erë digën e epokës sovjetike në lumin Dnipro, ndërsa Rusia ka fajësuar Ukrainën.

“Rusia çdo ditë po i shkakton humbje të reja Ukrainës”, tha kryeministri ukrainas Denys Shmygal në një konferencë rindërtimi në Londër.

Ai tha se kostoja e përgjithshme e rindërtimit të Ukrainës, e vlerësuar në 411 miliardë dollarë nga Banka Botërore, do të rritet edhe më shumë pasi rusët hodhën në erë hidrocentralin Kakhovka".

Ai tha se dëmet paraprake sipas vlerësimeve të bëra deri më tani arrin mbi 1.5 miliardë dollarë në dëme, duke përfshirë humbjet në bujqësi, infrastrukturë, strehim dhe koston e rindërtimit të vetë hidrocentralit..

Pas shpërthimit të digës Nova Kakhova, pati përmbytje në të gjithë rajonin. Tridhjetë komunitete përgjatë lumit Dnipro janë përmbytur pasi diga Kakhovka u prish të martën, sipas një përditësimi nga ministri i brendshëm. Zyrtarët thanë gjithashtu se mijëra njerëz ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Kievi tha pas përmbytjeve masive në rajon se i duhen të paktën 5 vjet dhe 1 miliard dollarë për të ndërtuar një hidrocentral të ri pas shkatërrimit të digës Kakhovka në Ukrainë.

Ndërkohë që deri më tani dëmet shënojnë një sh9ifër marramendëse.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ Gati qendrat në Shëngjin, emigrantët e parë mbërrijnë nga 1 gushti

Marrëveshja me Italinë/ Gati qendrat në Shëngjin, emigrantët e parë mbërrijnë nga 1 gushti