ATHINË- Policia greke ka shkatërruar një bandë shqiptaro-greke dhe moldave të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Mediat greke informojnë se janë arrestuar 10 persona, nga të cilat 5 grekë, 2 shqiptarë, 3 moldavë që transportonin kanabis nga Shqipëria dhe Turqia për ta përpunur në Greqi dhe më pas për ta shitur në tregun europian.

Gjatë operacionit u sekustruan 240 kilogramë kanabis të papërpunuar në një fermë në Janinë, ku ishte e magazinuar, 6 kg herionë, granata dhe fishekë.

Sipas policisë, kanabisi i papërpunuar transportohej nga Shqipëria dhe Turqia. Në Janinë ajo përpunohej dhe më pas shitej në tregun e vendeve të Europës Perendimore.

Ndërkohë, kreu i organizëtës është një shtetas moldav i burgosur në burgun e “Larisës”.

Droga transportohej me makina të cilat fshiheshin në vende të veçanta.

Shkatërrimi i kësaj bande ka ardhur pas muaj hetimesh nga ana e policisë.
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)