Shkelën masat, gjobiten 792 qytetarë dhe dibrani me COVID që shkeli karantinën! Veliu telegram policëve: Ndalni festimet në 7-8 mars (VIDEO)

Në prag të ditëve festive 7 dhe 8 mars me qëllim parandalimin e përhapjes së infektimeve nga COVID-19 do të shtohen kontrollet policore për monitorimin e zbatimit të masave anti-COVID.

Për shkak të ditëve festive që po afrojnë policia do të ketë në fokus të kontrollit, organizmin e festave, grumbullimet,  mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe shtimin e kontrolleve në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Ndërkohë, policia e shtetit gjate 24 orët e fundit për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID ka gjobitur 792 qytetarë, prej të cilëve 785 prej tyre janë evidentuar pa maskë mbrojtëse.

Gjatë 24 orëve e fundit 5 qytetarë kanë shkelur orën policore dhe janë gjobitur me masën administrative prej 10.000 lekësh. Ndërsa 1 person, pronar lokali është gjobitur pasi është kapur duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe 1 ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Policia e Shtetit 

Kontrolle të shtuara për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese anticovid, në kuadër të ditëve festive 7 dhe 8 Mars, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 .    

Në vijim të punës për përmbushjen e detyrave funksionale për garantimin e rendit dhe sigurisë, strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht dhe për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19. 

Në këtë kuadër, nisur dhe nga  rastet e shkeljes së masave kufizuese të konstatuara nga shërbimet e Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nëpërmjet një telegrami, u ka kërkuar strukturave vendore të Policisë: 

- Organizimin, planifikimin, instruktimin dhe drejtimin e shërbimeve për kontrollin e territorit, për monitorimin e situatës në territor, për të mos lejuar organizimin e grumbullimeve në vende të mbyllura dhe të hapura, gjatë ditëve festive 7 dhe 8 Mars 2021; 

- Monitorimin e mbajtjes së detyruar të barrierës mbrojtëse (maskës) nga të gjithë qytetarët, gjatë qëndrimit apo lëvizjes në ambientet jashtë shtëpisë;

- Shtimin e kontrolleve në ambientet e lokaleve, bareve, restoranteve, duke njoftuar pronarët dhe administratorët për të mos organizuar apo lejuar grumbullime masive të qytetarëve gjatë festave të 7 dhe 8 Marsit; 

- Ndërhyrjen për ndalimin e grumbullimeve më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, për festime, mbledhje partiake, ceremoni fetare/martesore, konferenca apo tubime të ndryshme; 

- Kufizimin/ndalimin e ushtrimit të aktivitetit të bareve, lokaleve, restoranteve, fast food-eve, nga ora 20:00 deri në orën 06:00; 

- Kufizimin/ndalimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve pa arsye të domosdoshme, nga ora 20:00 deri në orën 06:00; 

Po në kuadër të punës për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese anticovid, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 792 shtetas, për moszbatimin e këtyre masave, konkretisht:

- Janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 785 shtetas, për mosvendosjen e maskës mbrojtëse;

- Është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë, pronari i një lokali që është konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë; 

- Janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë, 5 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur me këmbë, pas orarit të lejuar; 

- Gjithashtu, në qarkun Dibër, është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, një shtetas që ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit. 

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    7 dite para zgjedhjeve, a ju janë ofruar para ose favore në këmbim të votës?

Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 06/03/2021 00:14

    Mire do te ishte qe ne datat 7 dhe 8 Mars vendi te kaloje ne lockdown

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

’Pa Gjurmë’/ Zhdukja e Bleona Matës reagon nëna e Begzim Isës: Vajzën nuk e rrëmbeu im bir, por gjejeni…