'Shkelën urdhrin e Besa Shahinit', PD denoncon dy drejtoresha shkolle: Anëtare të kryesisë së PS

'Shkelën urdhrin e Besa Shahinit', PD denoncon dy drejtoresha shkolle: Anëtare të kryesisë së PS

Partia Demokratike ka akuzuar PS-në se po 'politizon arsimin parauniversitar dhe mësuesit duke i detyruar të jenë përfaqësues të PS si numërues, komisionerë apo vëzhgues në proceset zgjedhore'.  Përmes pedagogut Ndriçim Mehmeti, PD denoncon se Etilda Dishaj dhe Lindita Ymeri, dy drejtoresha shkolle në Mallakastër, kanë  marrë pjesë në forumet e partisë dhe se njihen si komisonere dhe vëzhguese të PS në zgjedhje duke thyer urdhrin e ministres Shahini se ndalohet përfshirja e drejtuesve  të institucioneve të arsimit parauniversitar në forumet e partive politike.

'Më datë 28 janar 2020, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, nxori një urdhër, që ndalon përfshirjen e drejtuesve të institucioneve të arsimit parauniversitar në forumet e partive politike. Por qeveria e Edi Ramës ka treguar që partia është më e rëndësishme se shteti. Në Mallakastër, urdhri i Ministres së Arsimit është sfiduar nga dy drejtoresha, anëtare të kryesisë së PS lokale atje. Të dyja këto, Etilda Dishaj dhe Lindita Ymeri, njihen edhe si komisionere dhe vëzhguese të PS në zgjedhje. Fatkeqësisht, dëmi më i madh që PS i ka bërë arsimit parauniversitar është politizimi i thellë i mësuesve, duke i detyruar, në masë, të jenë përfaqësues të PS si numërues, komisionerë apo vëzhgues në proceset zgjedhore' shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e PD.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja