Shkeli masën ‘arrest shtëpie’ dhe lëvizte me makinë, arrestohet 24 vjeçari në Durrës, e pëson dhe pasagjeri, ju gjendet kokainë më vete

Shkeli masën ‘arrest shtëpie’ dhe lëvizte me makinë, arrestohet 24 vjeçari në Durrës, e pëson dhe pasagjeri, ju gjendet kokainë më vete

Foto ilustruese

Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë a së Durrësit.

23 vjeçari me iniciale B.A banues në Durrës kishte shkelur masën e arrestit të shtëpisë dhënë më parë nga Gjykata.

Gjithashtu është vënë në hetim në gjendje të lirë dhe një 29 vjeçar me inicialet F.A që ishte dhe pronari i makinës me të cilën lëvizte 24 vjeçari pasi pas kontrollit të policisë iu gjet  në makinë një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit kokainë.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës ndaluan shtetasin B. A., 23 vjeç, banues në fshatin Sallmone, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me automjet, në shkelje të masës "Arrest në shtëpi", të caktuar nga gjykata. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi F. A., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi B. A., 29-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë