Shkeli orën policore, gjobitet djali i ish-kryeministrit shqiptar, bën ironi: Më kishte mbaruar letra higjienike

Shkeli orën policore, gjobitet djali i ish-kryeministrit shqiptar, bën ironi: Më kishte mbaruar letra higjienike

Foto ilustruese

TIRANË- Djali i ish- kryeministrit, Aleksandër Meksi, Redoni është gjobitur mbrëmjen e djeshme pasi është kapur në shkelje të masat COVID.

Ai është pikasur duke lëvizur pas orës policore, ku nga dje vendi u mbyll në orën 20:00 dhe jo 22:00, siç ka qenë më parë. Meksi ka publikuar fletën e gjobës, ku ndërkohë nuk i ka kursyer ironitë.

“Kaloi ora 20.00, kur c’të shoh me kishte mbaruar letra higjenike. Thash po dal njëherë vërdall se do më japi ndonjëri... dhe në fakt ashtu ndodhi , më dha një polic këtë copën e letrës përtej shakasë, nuk ka asnjë akt të botuar në fletore zyrtarë për uljen orarit të shtetrrethimit në 20.00, dhe përveç kësaj konstatohem në shkelje të urdhërit 616 dt 09.11.2020, i cili kufizon orarin 22.00-06.00

ps: sorry për shkrimin , përvecse ishte fleta e dyte, kisha qenin në njërën dore , i cili i ka pak bezdi uniformat”, shkruan ai.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat