TIRANE - Brenda muajit mars pritet të hyjë në fuqi sistemi i patentës me pikë, e cila do të bazohet në një menyre te re vlerësimi të shkeljeve që kryejnë drejtuesit e automjeteve përmes heqjes së pikëve për çdo kundravajtje.
Patenta do të ketë në total 20 pikë, sipas sistemit italian dhe me vendim të Këshillit të Ministrave, janë përcaktuar se sa pikë hiqen për çdo shkelje. Kur pikët e mbetura shkojnë në zero, drejtuesve u hiqet patenta.
Pavarësisht ndryshimeve që pëson sistemi i marrjes së lejeve të drejtimit, procedurat dhe tarifat nuk ndryshojnë.
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka publikuar tabelën me pikët për çdo shkelje të Kodit Rrugor. Më 14 qershor 2013, qeveria e Shqipërisë ka miratuar sistemin e lejes së drejtimit (patentës) me pikë.
Pikët
Sipas tabelave të pikëzimit, numri i pikëve që zbriten për çdo shkelje luhatet nga 5 në 15 pikë në varësi të rrezikshmërisë së kundërvajtjes por edhe përvojës së drejtuesit të mjetit. Zbritja prej 15 pikësh do të aplikohet në rastet kur drejtuesi nuk respekton detyrimin për t’u ndalur në rastet e aksidenteve me dëme në njerëz.
Zbritja prej 10 pikësh do të aplikohet në shkeljet e rënda të kodit rrugor, siç janë mosqëndrimi nëpër postblloqet e policisë, kur nuk respekton shenjën e punonjësve të policisë për të ndalur mjetin, kur kundërshton testimin e gjendjes së tij psikofizike. Më pak pikë hiqen për shkeljet më të lehta, si ato të së drejtës së parakalimit apo të respektimit të tabelave të qarkullimit.
Patentat, si funksionon sistemi i pikëzimit dhe kur pezullohen
Marrja e patentës, Haxhinasto: Test psiko-fizik, ulim numrin e aksidenteve
“Masat e ndërmarra gjatë vitit 2014 sollën një ulje të numrit të aksidenteve të rënda”. Kështu deklaroi ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinastogjatë analizës vjetore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ai theksoi se po investohet në teknologjinë e informacionit pikërisht për rritjen e sigurisë në rrugë.
Haxhinasto tha se duhet të luftojmë një përceptim negativ që ekziston sot se patenta mund të blihet me para pa përgatitjen dhe testimin e duhur.
Në këtë drejtim, ai informoi se është vendosur sistemi i përshtatshëm dhe po investohet edhe tek teknologjia e informacionit. Duke u ndalur te kjo e fundit, Haxhinasto theksoi se duhet vendosur edhe një tjetër element i rëndësishëm, siç është ai i regjistrimit biometrik i kandidatëve veçanërisht në momentin e testit teorik.
“Kjo është hallka e fundit për të kompletuar dhe garantuar një sistem testimi të sigurtë dhe të pakorruptueshëm, pasi detyra jonë është që t’i bëjmë të qartë çdo qytetari se nuk flitet për patentën, por për sigurinë e tyre”, deklaroi Haxhinasto.
Kreu i transportit dhe infrastrukturës, tha se do të futet edhe testi psiko-fizik për marrjen e patentës. Kjo është një kërkesë ligjore që sanksionohet edhe nga Kodi Rrugor, ndaj evidentoi ai, duhet ngritur sistemi që kandidatet e ardhshëm për drejtues të mjetit të kalojnë edhe këtë test të rëndësishëm që garanton se kanë të giitha aftësitë psiko-fizike për të drejtuar mjetin. Zbatimi i këtij testi në shumë vende, informoi Haxhinasto, ka sjellë uljen e aksidenteve në rrugë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Patenta do të ketë në total 20 pikë, sipas sistemit italian dhe me vendim të Këshillit të Ministrave, janë përcaktuar se sa pikë hiqen për çdo shkelje. Kur pikët e mbetura shkojnë në zero, drejtuesve u hiqet patenta.
Pavarësisht ndryshimeve që pëson sistemi i marrjes së lejeve të drejtimit, procedurat dhe tarifat nuk ndryshojnë.
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka publikuar tabelën me pikët për çdo shkelje të Kodit Rrugor. Më 14 qershor 2013, qeveria e Shqipërisë ka miratuar sistemin e lejes së drejtimit (patentës) me pikë.
Pikët
Sipas tabelave të pikëzimit, numri i pikëve që zbriten për çdo shkelje luhatet nga 5 në 15 pikë në varësi të rrezikshmërisë së kundërvajtjes por edhe përvojës së drejtuesit të mjetit. Zbritja prej 15 pikësh do të aplikohet në rastet kur drejtuesi nuk respekton detyrimin për t’u ndalur në rastet e aksidenteve me dëme në njerëz.
Zbritja prej 10 pikësh do të aplikohet në shkeljet e rënda të kodit rrugor, siç janë mosqëndrimi nëpër postblloqet e policisë, kur nuk respekton shenjën e punonjësve të policisë për të ndalur mjetin, kur kundërshton testimin e gjendjes së tij psikofizike. Më pak pikë hiqen për shkeljet më të lehta, si ato të së drejtës së parakalimit apo të respektimit të tabelave të qarkullimit.
Patentat, si funksionon sistemi i pikëzimit dhe kur pezullohenMarrja e patentës, Haxhinasto: Test psiko-fizik, ulim numrin e aksidenteve

VIDEO