Shkëlqimi dhe rënia, Erzeni një fazë pa fitore

Shkëlqimi dhe rënia, Erzeni një fazë pa fitore

Skuadra e Erzenit

10 marsi i këtij viti do mbahet mend nga Erzeni, pasi klubi i Superligës shqiptare të futbollit ka marrë fitoren e fundit në elitë. Me garën që ende vijon, shijakasit kanë nëntë ndeshje pa fitore duke e gjetur veten në pozitën e tetë të klasifikimit, çka do thotë ndeshje shtesë për mbijetesën.

Në nëntë ndeshjet e fundit, klubi shijakas ka siguruar vetëm tri pikë dhe këto nga tre barazime. Gjashtë humbjet bënë që Erzeni të humbiste pozicione, ndërsa nga gara për të shkuar në Kupat e Evropës e sheh veten për objektiva minimale.

Shkëlqimi dhe krahasimi i Erzenit me "Hirushen" e këtij sezoni mori fund, pasi rënia ishte e shpejtë. Veç humbjes së pikëve, nga ekipi u shkarkua edhe trajneri Xhevahir Kapllani. Tanimë në një pozitë jo komode, Erzeni luan ndeshjen e parafundit me Kukësin në transfertë. Dy javë nga fundi i sezonit, Erzeni ka siguruar tetë fitore, 15 humbje dhe 11 barazime, për kuotën e 39 pikëve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje