Shkëlqimi me Kombëtaren, Kristjan Asllani kërkon 'kokën' e Milanit: Kam besim se fitojmë në derbi

Shkëlqimi me Kombëtaren, Kristjan Asllani kërkon 'kokën' e Milanit: Kam besim se fitojmë në derbi

Kristjan Asllani

Interi dhe Milani luajnë këtë të shtunë në 18:00 derbin e "Madoninës" për javën e katërt në Serie A. Në "Giuseppe Meazza", të dyja skuadrat do kërkojnë suksesin, me kalendarin që i vendos përballë shumë shpejt këtë sezon të ri në futbollin italian.

Me nga nëntë pikë të plota pas tre ndeshjeve, të dyja skuadrat janë në formë të mirë sportive. Në lidhje me këtë takim ka folur edhe Kristjan Asllani, shqiptari i Interit. Mesfushori ka vlerësuar kuqezinjtë e Stefano Piolit, por për të skuadra e tij ka stofin për të dalë fitimtare.

"Milan është një ekip shumë cilësor dhe do të jetë një ndeshje e bukur. Ata kanë bërë një nisje të mirë, por ne jemi të fortë, kam besim se do të bëjmë mirë dhe do të japim më të mirën për të marrë maksimumin. Merkato? Kisha mundësi për një huazim, por pasi fola me drejtuesit, vendosa të qëndroj këtu. Interi është ëndrra ime e madhe", tha Asllani.

Asllani i ka bërë këto deklarata pasi Kombëtarja shqiptare fitoi 2-0 kundër Polonisë në "Air Albania", me mesfushorin që ishte titullar në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë për Euro 2024 dhe zhvilloi një lojë fantastike në mesin e fushës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës