Shkëlzeni heq "live" të Bashës
hedh porno në portalin e familjes

Shkëlzeni heq hedh porno në portalin e familjes">
Duket se ka çmobilizim rreth protestës së Lulzim Bashës.

Shkëlzen Berisha u ka dhënë urdhër portaleve në internet të familjes të ndërpresin lidhjen direkte “live”, që për më shumë se dy javë transmetoheshin nëpërmjet Facebook-ut në mediat online të financuara nga djali i ish-kryeministrit.

I pari që e zbatoi urdhërin ishte “Syri”, i cili pa pritur e pa kujtuar mbylli një sy ndaj Çadrës së Lirisë, duke anuluar lidhjen direkte “live”.

Shumë pak vend i jepet edhe si lajm protestës së Bashës: vetëm katër tituj në faqen kryesore në mes 20 titujve, ndërkohë që deri pak kohë më parë ishin të paktën 12 tituj.

Në dallim nga kjo, i jepet një pasqyrim i madh vizitës triumfuese të presidentit Nishani në Luginën e Preshevës. Dihet se pikërisht Nishani po tregohet si pasues i mundshëm i Lulzim Bashës në krye të partisë në rast të një disfate zgjedhore.

Faqja e Syrit në Facebook tanimë iu dedikohet temave që vlerësohen dukshëm si më të rëndësishme se protesta e liderit të tyre politik. Tre tituj kryesorë të orëve të fundit janë: “Ja sa paguhet një pornostar për të bërë seks në publik”VIDEO - FOTO/ Aktorja seksi premton: Do bëj seks me Hysajn nëse...'' dhe  FOTO/ ‘Mbretëresha shqiptare e zhveshjes’ i tregon të gjitha në vaskë”.

shkelzeni
(Lajmet porno në syri.net)

shkelzeni
(Protesta "live" e Bashës nuk ekziston në syri.net)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim