Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmë ku mbetën të plagosur dy persona. Njëri nga autorët është arrestuar, ndërsa në kërkim janë shpallur dy të tjerët. Sipas policisë pas një debati në një lokal për motive të dobëta dy vëllezërit Vlash dhe Vlad Seferaj kanë shkëmbyer zjarr me shtetasin Marjan Nikolli.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur Tonin Kola dhe Marjan Nikolli të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë.
Pas ngjarjes policia ka arrestuar Marjan Nikollin 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për vrasje me dashje mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa në pranga ka rënë edhe Briken Kovaçi 25 vjeç.
Briken Kovaçi akuzohet për moskallëzim krimi dhe përkrahje e autorit të krimit, pasi ka larguar me makinën e tij nga vendi i ngjarjes Marjan Nikollin.
Gjithashtu u shpallen në kërkim dhe po punohet për dy vëllezërit Vlash Seferaj 31 vjeç dhe Vlad Seferaj 27 vjeç që qëlluan në drejtim të Marjan Nikollin duke lënë të plagosur këtë të fundit dhe shokun e tij Tonin Kola.
Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 8 gëzhoja model 54, 3 fishekë, 7 gëzhoja 9mm pistoletë dhe automjetin tip Benz në përdorim të Briken Kovaçit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO