Shkencëtari amerikan ka zbuluar një orë biologjike të ADN-së që mat moshën biologjike të indeve dhe organeve. Bëhet fjalë për një zbulim që mund të ndihmojë për të kuptuar procesin e plakjes dhe mënyrën që mund të ngadalësojë plakjen, shkruan në një artikull të botuar në magazinën “Genome Biology”.
E ashtuquajtura “Ora e ADN”-së tregon se mosha biologjike e organeve të sëmura është dhjetë vjet më e vjetër se ato të shëndosha. Shkencëtarët besojnë se zbulimi mund të ndihmojë për të kuptuar procesin e plakjes dhe gjithashtu për të hapur rrugën për zhvillimin e barnave dhe procedurave të tjera që do të ngadalësojë plakjen.
"Për t'u marrë me plakjen duhet të gjeni një mënyrë objektive të matjes. Qëllimi i zbulimit të 'orës' është që t’u ndihmojë shkencëtarëve të kuptojnë më mirë proceset e përshpejtimit dhe ngadalësimin e plakjes njerëzore", thotë Steve Horvath nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angelos, profesor i Gjenetikës dhe Biostatikës.
Ai ka studiuar moshën e qelizave burimore “pluripotent” të marra nga "riprogramimi" i qelizave normale njerëzore. Horvath ka studiuar ADN-në e gati tetë mijë kopjeve të 51 indeve të ndryshme, të shëndosha dhe të sëmura, duke përfshirë edhe kancerin e indeve. Sidomos ka studiuar se si “metisimi” është proces i natyrshëm që kimikisht ndryshon ADN-në, ndryshon edhe moshën.
Horvat thotë se mbetet e panjohur nëse ndryshimet e ADN-së shkaktojnë plakjen apo ato shkaktohen nga plakja. Kanceri përshpejton plakjen e indeve për rreth 36 vjet. Disa nga indet e kancerit të trurit te fëmijët kanë treguar moshën biologjike më shumë se 80 vjet.
Marrë nga AlbInfo
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com