Shkencëtarët do të përdorin mostrat e ADN-së nga uji i liqenit të Loch Ness në Skoci, për të sqaruar legjendën e vjetër për ekzistencën e përbindëshit.
Misioni do të përfshijë kodin gjenetik që nxirret nga liqeni gjatë një periudhe dy javore për të përcaktuar llojet e krijesave që jetojnë atje.
Neil Jamel nga Zelanda e Re, do të udhëheqë ekipin e hetuesve ndërkombëtarë muajin e ardhshëm për të kryer këto analiza.
Pas udhëtimit të ekipit muajin tjetër, mostrat do të dërgohen në laboratorë në Australi, Danimarkë, Francë dhe Zelandë të Re për t'u analizuar.
Për qindra vjet, disa vizitorë të Loch Ness në Skoci kanë pohuar se kanë parë një përbindësh që ata besojnë se jeton në thellësitë e liqenit.
Një teori është se Ness ka mbijetuar zhdukjes së dinozaurëve, edhe pse liqeni i Loch Ness u formua shumë më vonë. Teoria tjetër është se “përbindëshi” është në të vërtetë një mustak.
Jamel thotë se nuk beson në përbindëshin Ness, por ai dëshiron të marrë njerëz në aventurë dhe t’i kalojë ato në të dhëna shkencore. Ai shtoi se fëmijët e tij mendojnë se kjo është sipërmarrja e tij më interesante.