Shkencëtari 104-vjeçar i jep fund jetës në një klinikë në Zvicër, të afërmit: Vdiq në mënyrë paqësore

Shkencëtari 104-vjeçar i jep fund jetës në një klinikë në Zvicër, të afërmit: Vdiq në mënyrë paqësore

David Goodall, shkenëtari australian që i dha fund jetës në moshën 104 vjeçare

Shkencëtari David Goodall, 104 vjeç, ka vdekur pasi ka zgjedhur të përfundojë jetën e tij në një klinikë në Zvicër.

Ekologjisti dhe botaniku i lindur në Londër dhe i cili së fundmi kishte jetuar në Australi nuk kishte ndonjë sëmundje. Megjithatë, ai kishte thënë se një vendim i tillë i tij ishte nxitur nga cilësia e keqe e jetës së tij.

Goodall kishte fluturuar nga Australia për një vdekje të asistuar, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë botës. Në një paraqitje të fundit publike, ai ka thënë se ishte befasuar nga interesimi i njerëzve.

“Unë nuk dua të vazhdoj jetën”, u tha ai gazetarëve të mërkurën.

Akademiku vdiq “në mënyrë paqësore” në orën 12:30 në klinikën në Basel, thanë të afërmit dhe Philip Nitschke, themeluesi i Exit International, grupi që e ndihmoi atë në këtë drejtim.

Siç bëhet e ditur tutje, në minutën e fundit ai luajti një pjesë nga simfonia e 9-të e Beethovenit, ndërsa ushqimi i fundit i Goodall ishte ai i preferuari – peshku dhe patate të skuqura dhe ëmbëlsirë.

Ai nuk donte funeral dhe kërkoi që trupi i tij të dhurohej për mjekësi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!