Shkodër, 100 arka me llamba nga 
Mali i Zi përmes Liqenit, 6 në pranga

SHKODER - Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës si bashkëpunëtorë në kalimin kontrabandë të rreth 100 arkave me llamba inkandeshente nga Mali i Zi nëpërmjet Liqenit të Shkodrës. Pas hetimeve 3-mujore Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Prokurorisë së Shkodrës u finalizua me sukses operacioni Liqeni, duke vënë në pranga 6 të implikuarit, mes tyre një vajzë dhe një të mitur 15-vjeçar. Llambat e kontrabanduara klasifikohen në mallra për të cilat paguhet akcizë.
 
Të arrestuarit
Xhemazi Torishta, 49 vjeç,  Ledjon Torishta 25 vjeç  A. Ll 25 vjeç 25, S. B 15 vjeç, Silvana Balani, 38 vjeç Mit`hat Balani, 38 vjeç.
 
Ata dyshohen se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” në bashkëpunim.

drita kontrabande

drita kontrabande

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Laçi dhe Bylisi në çerekfinale, Tirana jashtë! Sot gjashtë ndeshje në Kupën e Shqipërisë

Laçi dhe Bylisi në çerekfinale, Tirana jashtë! Sot gjashtë ndeshje në Kupën e Shqipërisë