SHKODËR – Policia ka arrestuar një 36-vjeçar i cili ka sulmuar me gur disa turistë sllovakë.

Afrim Hasnisi, banues në Shkodër është vënë në pranga pasi ka qëlluar me gurë dhe mjete tjera të forta xhamin e pasmë të mjetit tip “Opel Meriva”, me ngjyrë grih, me targë BB 408 BK.

Automjeti ishte  në pronësi të shtetasit sllovak E.M., 23-vjeç, banues në Banska Bystrica.

Konflikti ka filluar për motive të rëndomta dhe më pas ka degjeneruar në përplasje fizike mes shtetasit, Afrim Hasnisi dhe katër shtetasve sllovak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)