Një person i shpallur në kërkm ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga policia e Shkodrës. Bëhet me dije se Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan 28 vjeçarin Tauland Djaloshi, banues në Mjedë të Shkodrës. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, njofton policia. Autoritet italiane, me një vendim të datës 28.09.2015 e kanë dënuar 28 vjeçarin me 9 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndeve narkotike”.