Një 67 vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij, e cila ishte me urdhër mbrojtje.

Shefqet Muça 67 vjeç është kallëzuar në polici nga bashkëshortja e tij, T.M, 62 vjeçe.

Menjëherë pas denoncimit të saj, policia ka shkuar në banesë ku gjatë kontrollit kanë gjetur një armë zjarri Automatik model 56, me 3 krëhëra dhe 300 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com