1200 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa  janë sekuestruar nga policia e Shkodrës. Gjithashtu ka nisur proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. Sherri, 47 vjeç, banues në Kuzhnen, Pukë, me detyrë Kryeplak i Fshatit Kuzhnen.

Sipas policisë procedimi ndaj 47 vjeçarit ka nisur ai kishte djeni për lëndën narkotike, por nuk kishte njoftuar autoritetet.  

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Bjeshkët e Kuzhnenit”,  ndërsa u asgjësua me anë të djegjes. Policia e Shkodrës po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja,com)