SHKODER- Rreth 1560 bimë kanabis sativa janë asgjësuar ditën e sotme në Shkodër. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në Shkodër dhe Malësi të Madhe, janë identifikuar dhe asgjësuar 12 parcela me bimë narkotike. Kështu, në vendin e quajtur Fshati Mazrrek, Komuna Gur i Zi, e rrethit Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 2 parcela me 144 rrënjë Canabis Sativa.
Në vendin e quajtur Fshati Barcollë, Komuna Shllak, e rrethit Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 8 parcela me 746 rrënjë Canabis Sativa.
Ndërsa, në vendin e quajtur Fshati Dedaj, Komuna Shkrel, e rrethit Malësi e Madhe, janë gjetur dhe asgjësuar 2 parcela me 670 rrënjë Canabis Sativa.
Policia njofton se tashmë po punohet për identifikimin e personave që e kanë mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike, janë pa pronar.
Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com