Gjatë një aksioni të efektivave të Komisariatit të Policisë Shkodër janë asgjësuar rreth 3 mijë rrënjë kanabis sativa.
 
Në lagjen Vilez, në komunën Postribë, janë gjetur dhe asgjësuar 5 parcela me 1460 bimë narkotike.
 
Operacioni ka vijuar në lagjen  Mazrek, Komuna Gur i Zi, ku janë gjetur dhe asgjësuar 13 parcela me 1430 bimë narkotike.
 
Gjithashtu po gjatë operacionit në lagjen Lisen, në komunën Vau Dejës, në është gjetur dhe asgjësuar 1 parcelë me 50 bimë narkotike.
 
Por, policia ende nuk ka asnjë të arrestuar nga autorët e këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)