Shkodër, Babaramo brenda kishës
së Gjuhadolit, burg dhe akademi

Shkodër, Babaramo brenda kishës<br />së Gjuhadolit, burg dhe akademi
Gazetari Ilir Babaramo ka udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës, në kishën e Gjuhadolit ku ka realizuar një intervistë me Padër Vitor Demajn.

Demaj ka treguar historinë e kësaj kishe e cila është më e famshmja në hapsirën shqiptare. Padër Vitor Demaj tregon sesi kjo kishë në të cilën ka shërbyer edhe At Gjergj Fishta, u kthye në burg ku sigurimi i shtetit torturonte frerërit e kësaj kishe por edhe banorët e Shkodrës.

Por Padër Demaj tregon gjithashtu për Kuvendin Fraçeskan i cili sipas tij ishte një akademi më vete. Gjithë elementët si liceu, shtypshkronja, muzeu, biblioteka, e kanë kthyer këtë Kuvend Françeskan në një akademi shkencore.

Intervista e plotë:
 
Ndodhem në qytetin e Shkodrës, në kishën e Gjuhadolit, kishën katolike më të famshmë në hapsirën shqiptare. Ajo çfarë e bën të famshme këtë kishë, është jeta paralele e saj. Në këtë kishë kanë qenë korifejtë më të mëdhenj të kombit shqiptar si At Gjergj Fishta dhe një sërë personazhash të tjerë të cilët kanë dhënë shumë nga kultura e tyre. Por nuk është vetëm kjo, por krejt parapritur në vitin 1946 historia e kësaj kishe tronditet. Kjo kishë kthehet në një burg, ku sigurimi i shtetit torturonte fretërit e kësaj kishe por edhe banorët e Shkodrës. Për të shpjeguar historinë e kësaj kishe do të jetë me mua sot Padër Vitor Demaj.

Këtu jemi para kishës Françeskane, kishës së fretërve, e cila është themeluar në vitin 1878,  25 vjet rindërtim është dashur në atë kohë, pasi nuk jepej leje nga Perandoria Osmane. 1905 është ndërtuar totalisht si kishë.

Të qëndrojmë pak te data, 1878 kur është traktati i Shën Stefanit, kur Turqia kishte humbur luftën me fuqitë e tjera europiane, dhe kam përshtypjen austrohungaria ka ndikuar për të dhënë lejen e ndërtimin e kishës?
Të gjitha kishat në përgjithësi, qysh me humbjen e luftës së Vjenës, atëherë Vjena mori në mbrojtje sidomos katolikët e Ballkanit. Gjitha kishat u ndërtuan me ndërhyrjen e Austrisë. Në rastin korrekt u deshën më shumë se 25 vite në ndërtimin e saj.

Të qëndojmë tek hapat e parë, çfarë shtrirje kishte? Sa kisha të tjera kishte Shkodra paralelisht në atë vit?
Në atë vit u ndërtua edhe kisha e Arrës së Madhe. U ndërtua edhe Katedralja e Shkodrës, u ndërtuan disa kisha paralele. Në ndërtimin e këtyre kishave ndikoi një peshqit i asaj kohe Carlo Poten por edhe perandori i Austrasisë, Franc Jozefit.

Ju jeni studius por edhe botues i ‘’Yllit të Dritës’’, në dokumentat që keni hasur, deri sa është ndërtuar kjo kishë, si ka mbijetuar kristianizmi në këtë hapsirë pa objekte kulti? E para misionarët franceskanët ishin nëpër male, aty e zhvilluan aktivitetin e tyre. Në Shkodër, misionet e franceskanëve u kryenin nëpër shtëpia. Familjet e pasuara i pranonin nëpër shtëpia. Funksiononin edhe disa kisha, por me funksione tepër te kufizime. Shpesh herë ndodhnin edhe reprezale.  Një rast që mund t’ju përmend, u vra një ipeshk, e varën në Pazarin e Shkodrës. Kishte momente që u krijonte një trysni e madhe.

Përmendët një lloj persekutimi, vrasjen e një ipeshku. Këto kanë qenë rrethana politike apo bashkëjetesa mes katolikëve dhe myslimanëve kishte një lloj konflikti ndërfetar? Ka pasur herë pas herë persekutime të ndryshme nga pushtuesit të asaj kohë, por si bashjetëse nuk është cenuar. Bashkëjetesa e popullit tonë është në masa normale që të jetojmë me njëri-tjetrin. Kjo bashkëjetesë ka ardhur për arsye jetësore.

Të dënuar për të jetuar bashkë?
Me jetu së bashku. Mund të ishte edhe ajo ndjenja, edhe vetëdija fetare nuk ishte e madhe, sidomos nga myslimanët.

Kjo kishë, njihet edhe si kisha e At Gjergj Fishtës, një nga figurat më të rëndësishme shqiptare. Pse është e lidhur me emin e tij?
Kjo kishe lidhet me emrin e Gjergj Fishtës, pasi është njeriu që shpreh krejt aktivitetin shpirtëror dhe kulturor të françeskanëve. Fishta është kampioni. Françeskanët identifikohen me Fishën edhe sot. Ai mbetet sot e kësaj dite pikë referemi.

Thatë që është një kishë françeskane, At Gjersh Fisha është emri më i madh që kanë nxjerrë françeskanët shqiptarë. Në mos gabohem ka një lloj ndarje mes françeskanëve dhe jezuidëve. Françeskanët ishin më të lidhur me çështjen kombëtare se jezuidët. Françeskanët ishin nën varësinë e Vjenës, ndërkohë që jezuidët ishin të lidhur me Romën.Nëse studiojmë dokumentet e historisë, kontributin për çështjen kombëtare e kanë dhënë edhe françskanët edhe jezuidët. Për fraçeskanët e kanë dhënë në një formë më të madhë sepse ata kanë qëndruar me popullin e thjeshtë, prandaj kanë më shumë popullaritet. Jezuidët ishin më shumë misionarë të ardhur dhe nuk kishin shumë thirrje shqiptare. Atyre ju është dashur të vinin në Shqipëri që të mëson shqip.

Si shpjegohet që ata që vendosnin t’i futeshin një karriere fetare, zgjidhnin urdhrin françeskan dhe më pak urdhrat e tjera?
E para sepse në atë kohë vetëm françeskanët ishin të njohur. Françeskanët ishin të përpahapur në të gjithë Shqipërinë. Ata qëndruan së bashku me të gjithë popullin. Françeskanët vazhdonin misionin e tyre. Fraçeskanët u bën një me popullin.

Ajo çfarë më ka bërë mua përshtypje, ka qenë fjalë përshtëndetëse fjala e klerit Rrok Mirditën, kur e quajti kishën katolike kishë kufiri.
Kishë kufiri mes lindjes dhe perëndimit. Këtë koncept e ka pasur edhe At Gjergj Fishta. Shqipëria është parë si një portë ku mund të hyet në linjë. Për këtë arsye kisha katolike, ka pasur një kujdes të veçantë për marrëdhëniet me lindjen dhe perëndimit. Gjithmonë katolikët në Shqipëri e kanë konsideruar vetën përëndimor. Anjëherë nuk e kanë quajtur vetveten popull lindor.

Një kufi tjetër duke i qëndruar gjithmonë referencës së Rrok Mirditës është ai mes botës së lirë dhe perandorisë së së keqes siç i quante të gjitha vendet ish-komuniste Regani para se të shëmbej muri i Berlinit. Duke studiuar gjitha arkivat, a e keni ndjerë që pararendësit tuaj kanë qenë jo vetëmn priftërinj por si ata kalenatë e luftës?Sigurisht, populli ynë ka vuajtur shumë pasi i takoi të kalojë disa periudha të vështira. Kushdo që vjen në Shqipëri mund të preke me dorë dhimbjen që u shkaktua ose nga të huajve ose të vetët.

Në 50 vjet ateizëm, sa ka ndikuar, a ka filluar të ngjallet kisha? Tek Kuvendi i françeskanëve, sa murgj ka tani dhe sa kishte në kohën më të lavdishme?
Ne tani jemi shumë pak fretën, por në të vërtet në vitet ’90 edhe falë At Zef Pëllumbit, më i famshmi, falë tij mund të kuptojmë se çfarë ndodhi në 50 vite persekutim. Në ’90 filloi rindërtimi i kishave. Plus kësaj filloi edhe një ringritje shpirtërore.

Ka të rinj që vijnë?
Ka shumë të rinj që vijnë. Ky është problem botëror çështja e thirrjeve. Në Shqipëri ka shumë në fakt.

Kur vendose të dorëzoheshë në fe?
Në moshën 20-vjeçare. Në vitin 1999 unë kam hyrë.

Çfarë provacionesh ke?
E para është mohimi i familjes.

Si mohohet familja?
Nuk ke më familje. Len nënën e babën dhe nuk rri më me ta. Sigurisht që le edhe një familje të mundshme. Jo se nuk ka vlerë ajo familje, por t’i i dedikohesh zotit më shumë, një familje akoma më të madhe.

Ku i keni përfunduar studimet?
Filozofi dhe teologji i kam përfunduar në Shkodër, ndërkohë i kam përfunduar edhe 3 vite në Shkodër në Romë.

Po ajo tradita e një shekulli më parë që etërit françeskanët studiojnë në universitetet më të mira të Europës është rikthyer?
Ka shumë prej nesh që kanë bërë specializimet jashtë vendit. Por formimi filletasr bëhet këtu në Shqipëri.

Pedagogë vijnë nga jashtë?
Po kanë ardhur nga vende të ndryshme.

Këtu në mos të gaboj është edhe varri i At Gjergj Fishtës. Kur është vendosur?
Ndodhemi në Kishën e Fretërve, këtu ndodhet varri i At Gjergj Fishtës. Në 1940 sipas dëshmive të At Zef Pëllumbit tregohej se do ishte ideja që t’i bëhej një varr monumental .U vendos jo në qendër trupi por paksa anash, në mënyrë që gjatë punimeve të mos dëmtohej. Në ’67 me mbylljen e kishave, u morën eshtrat e Fishtës dhe i fusin në një thes dhe i hedhin në lumin Drin. Në ’91 është bërë gërmimi i varrit dhe janë gjetur pjesë të eshtrave të At Gjergj Fishtës. Është gjet një grumbull i eshtave dhe janë varrosur këtu. Varri është ribërë në vitin 1996 me një ceremoni të madhe.

Kur është themeluar Kuvendi Françeskan?
Ky është themeluar së bashku me kishën që në vitin 1878. Edhe Kuvendi ka pasur peripecirat e veta në ndërtimin e tij. Këtu është projekti i At Gjergj Fishtës. Këtu Fishta projektoi jo vetëm banesë për fretërit, por edhe një qendër kulturor.

Çfarë botimesh kishte këtu?
Këtu ka pasur botime të ndryshme. Në vitin 1913 u krijua’’Ylli i dritës’’ nga Gjergj Fishta. U krijuan 4 elementët që e bën një akademi shkencore. Gjithë këto elemente si liceu, muzeu, biblioteka, shtypshkronja  e bën një qendër kulturore.

Përtej jetës kulturore, çfarë studiohej këtu?
Këtu pikë së pari u bënë kërkimet gjuhësore. Françeskanët kanë punuar në formë kolegjiale. Ku shkonin nëpër male dhe që dëgjonin këngë ose fjalë të rralla i shënonin. Ata më pas i botuan. Prandaj them është një qendër e mirëfilltë shkencore. Ishte një akademi.

Padre kur është krijuar kjo bibliotekë e Kuvendit dhe pse është kaq e lidhur me emrin e Gjergj Fishtës?
Së bashku me kuvendin françeskan është ndërtuar dhe biblioteka, në 1921 filloi ndërtimi i plotë, në 1926 Fishta vendosi dorëshkrimet e veta. Në ato u ndërtua dhe arkiva e i fretërve.

Çfarë përmban?
Arkivi si pas dëshmive të At Zef Pllumit që në 1915 dokumente të ndryshme në lidhje me historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit. Biblioteka ka pasur një mori të madhe librat të adukajatit, Fishta shkonte në vende të ndryshme në Europë ku shikonte libra të bukura Fishta gjithmonë i blinte dhe i sillte në biblioteke. Ai ka qenë shumë i pasur. Historinë e Marin Barletit

Pra ka pasur libra edhe të shekullit të 16?
Po ka pasur libra të shekullit të 16, ka pasur edhe inkonabula, pra botime përpara kohës së librit. Ka pasur pergamena. Me vepra të rralla.

Ku është gjetur?Është gjetur poshtë kompanelit të Kishës? Në çfarë viti?
Është gjetur në rreth viteve 92-93-. I përket një periudhe të vvjetër. Ka qenë një pergamenë e madhe.

Çfarë përmbajtje ka?
Kjo është me nota muzikore, një pjesë e liturgjisë së shenjtë gjatë meshës. Ndoshta në një frat e ka pasur pasion dhe e ka përpunuar dhe sot ka një vlerë historike si material.

Cili është botimi më i vjetër?
Libri më i vjetër që kemi është një pjesë, ekstrat i nxjerrë nga libri i Ptolomeut i vitit 1961 dhe këtu përmban të dhëna mbi disa zona në Shqipëri dhe disa harta që janë ilustrime ku dalin Lezha, Shkodra disa qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Shënimet janë në Latinisht nga studiues të ndryshëm që e kanë pasur në dorë. Tjetër çfarë botimesh të vjetra keni?
Tjetër kemi një histori të Skënderbeut në Venecia 1580,

Pra këtu ekziston një kopje e botimit të parë të Skënderbeut?
Ekziston një kopje e përkthimit, sepse botimi origjinal në latinisht jo. Ishin dy kopje.Historia e Skënderbeut është botuar në disa gjuhë të ndryshme të Europës. Ka pasur një përhapje shumë të madhe lufta që bëri kundër PO. Papa atëherë e ka quajtur mbrojtës i Krishterimit. Këtu është një pjesë e historisë së mrekullueshme të Skënderbeut dhe kjo mban vulën personale të At Daniel Gjeqaj i cili jetonte në Romë dhe ka krijuar bibliotekën e tij personale.

Në shqip cila është vepra më e vjetër?
Në shqip kemi Doktrina e Krisherë e Pjetër Budit në vitin 1664. Është në gjuhën shqipe të asaj kohe. Dhe ka një vulë të Padre Marinë Serdanit, mesa duket ka qenë pronë e tij. Interesante ta shohim në shqip, jo në latinisht.

Çfarë botimesh të tjera?
Një tjetër botim me vlerë kemi gramatikën e parë shqipe, së paku deri më tani nga Francesko Maria de Lece, françeskan që ka jetuar në Shqipëri dhe kur ka ikur në Itali është thirrur të jap mësim në katedën në San Pjetro Montorio, ku misionarët e ndryshëm mësonin gjyhën shqipe.

Çfarë viti daton?
Në vitin 1716. Dhe financimi i librit është bërë nga kardinalët.

Kjo është një gramatikë që ka gjuhë bazë italishten dhe do të mësojë shqipen?
Kjo është shtyp në Romë, në atë të propagandës fide. Por në atë kohë pothuajse të gjitha botimet shqip janë financuar ose nga kardinalët ose nga Vatikani. Kishin një vëmendje të veçantë ndaj gjuhës shqipe.

Tjetër çfarë librash ka?
Ka një mori librash. 1954 libri i historisë së Skënderbeut me vulën personale të Padre Paulin Markgjokaj, personazhi i dytë që ka krijuar këtë bibliotekë.

Me autor?
Franco De Mecio. Në 1854 një botim të albanologut të parë me udhëtimet e tij u gjet në një bukinistikë në Zagreb dhe është sjellë nga i ndjeri Shën Agustini. Kjo ka rëndësi tashmë njihet vepra e tij por ka rëndësi antikuare. Këtu kemi libra të ndryshme katekiste të shekullit të 18. Imzotët, fretërit janë përpjekur të ruajnë gjuhën shqipe. Botime të ndryshme ku merren për bazë edhe shkronjat e folurat të nga studiuesit. Një tjetër me rëndësi mund ta themi, se këtë vit është festuar edhe 105 vjetori i Ndre Mjedës, është ndër botimet e tij të para 1892. 
 
Redaksia Online
XH.K.B.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre