Arrestimi i dy 23- vjeçarja është bërë sot njofton policia e Shkodrës.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 04:30 të 19 shkurtit, pranë automjetit tip fuoristradë Hyndai me targa italjane CJ 771 EM e cila ishte e parkuar përpara shtëpisë së Vuksanit në lagjen “Skenderbeg” në qytetin e Shkodrës. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Sipas grupit hetimor lënda shpërthyese dyshohej se kishte qënë një sasie e vogël tritoli, e cila ishte vendosur në pjesën e poshtme të automjetit, poshtë parakolpit. Nga shpërthimi u dëmtua pjesa e përparme e automjetit.
Nga hetimet paraprake dyshohej se vendosja e eksplozivit kishte lidhje me profesionin e Vuksanit i cili punonte si efektiv i policisë kriminale prej disa ditësh në komisariatin e policisë së Shkodrës. Pavlo Vuksani ishte rikthyer në dëtyrë pas largimit nga puna përpara një viti ku punonte në seksionit e kërkimit pranë policisë kriminale për shkak të reformës policore. Jashtë kameras familjarët e Vuksanit treguan se nuk ka pasur ndonjë konflikt apo problem kohët e fundit me ndonjë person.
(sg/shqiptarja.com)