SHKODER - Invalidët e punës dhe të verbërit në Shkodër ende vazhdojnë që të mos marrin pagesat sociale që u takojnë. Ata shprehen se kanë dy muaj që sorollaten në bankë apo zyrat e institucioneve por nuk kanë gjetur zgjidhje.
“Ne na kanë shkelur të drejtën e invalidit në të gjitha llojet e pikëpamjeve duke mos na dhënë paratë me të cilat marrim ilaçet, rrisim fëmijët. As institucionet e varura nga qeveria dhe as bashkia nuk na i kanë dhënë paratë që na takojnë ne. Kemi dy muaj pa i marrë dhe po vjen muaji i tretë thuajse”-thotë një i verbër.
“Kam një fëmijë 31 vjeç që nuk sheh dhe as nuk dëgjon dhe është edhe i paralizuar. Është muaji i dytë që nuk na jepen paratë. Sapo t’i marr këto para duhet që të shkoj në farmaci dhe t’i paguaj sepse kam një muaj që i marr me listë. Nuk kemi para as për të ngrënë bukë ndaj ju lutemi të zgjidhet kjo çështje”-shprehet nëna e një invalidi.

“Po na torturojnë. Në jemi invalid dhe ecim me vështirësi të mëdha”-tregon një invalid pune.
Për shkak të kësaj problematike të verbërit paralajmërojnë se do organizohen në një protestë përpara bashkisë dhe prefekturës së Shkodrës. “Do të nisim protestat dhe nuk do mbarojnë derisa çështja jonë të zgjidhet. Duhet që të na i japin paratë në afatin e caktuar”-deklaron një i verbër.
“Ne jemi shtresa më e diskriminuar dhe institucionet po na shkelin me këmbë, do të protestojmë për këto padrejtësi”-thotë një invalid.
“Paratë përderisa nuk po i marrim dhe kërkesat tona nuk merren parasysh edhe pse jemi ankuar shpesh herë atëherë do të bëjmë protesta të gjithë të bashkuar sepse nuk po na lënë rrugëzgjidhje tjetër. E quaj të turpshme që invalidët të protestojnë se nuk marrin pagën sociale që na takon. Nuk po mendon askush për ne dhe s’do ta lejojmë këtë situatë”-nënvizon një tjetër invalid pune.

Disa herë invalidët dhe të verbërit kanë reaguar publikisht për këto probleme por duket se zëri i tyre nuk është dëgjuar duke i detyruar që të nisin protestat.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com